English Shqip | 

      e premte 16.11.2018

Në mjediset e Shkollës së Trupës, Bunavi,Vlorë, paraditen e sotme u zhvillua ceremonia e çertifikimit të Kursit të Stërivitjes Individuale Bazë dhe ajo e Avancuar.Në këtë aktivitet morën pjesë SHSHPFA Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit i KDS Kolonel Riza Zaja, drejtorë drejtorish në SHPFA, përfaqësues të pushtetit vendor e lokal të qytetit të Vlorës, si dhe familjarë të ushtarëve.

Fjalën e hapjes në këtë ceremoni e mbajti Komandanti i SHT Bunavi, Kolonel Ardian Lulaj. Në fjalën e tij, ndër të jerash, Kolonel Lulaj falenderoi

lidershipin civil e ushtarak të MM e SHP për vlerësimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj Shkollës së Trupës, duke e quajtur vlerësim dhe obligim për realizimin e detyrave dhe arritjen e standardeve të kërkuara. “ Kjo ceremoni ju dedikohet këtyre të rinjve, të rreshtuar në këtë shesh, që për 10 javë stërvitje këtu në Bunavi, demonstruan zellin, sakrificat, dinjitetin, durimin, motivimin, bashkëpunimin e përkushtimin, për të realizuar objektivat programit të Stërvitjes Individuale Bazë dhe asaj të Stërvitjes Individuale të Avancuar”. Në përfundim, të fjalës së tij, komandanti i SHT Bunavi, Kolonel Ardian Lulaj, e garantoi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes, se personeli i Shkollës së Trupës do të vijojë të punojë me përkushtim, jo vetëm për trajnimin, aftësimin dhe certifikimin e rekrutëve më të mirë dhe që do të arrijnë standardet, por dhe përmbushjen e misionit si strukturë programuese, vlerësuese dhe certifikuese për të gjithë ushtarakët e trajnuar në Qendrat Stërvitore të strukturave të Forcave të Armatosura.

Rekrutët e Kursit të Stërvitjes Individuale Bazë dhe të Avancuar, u përshëndetën dhe nga SHSHPFA, Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku. Në fjalën e tij përshëndetëse, Gjeneral Kollçaku është shprehur se; “Shkolla e trupës është porta hyrëse që i jep formimin ushtarak fillestar cdo qytetari të RSH, i cili dëshiron ti shërbejë vendit të tij nën uniformë. “Gjeneral Kollçaku ka siguruar rekrutët e rinj se, së bashku me komandantët e komandave dhe njësive kryesore të FA, ku rekrutët do të shkojnë pas përfundimit të këtij trajnimi, do jetë promovuesi i parë i transparencës dhe mbështetësi më i fortë. Ai siguroi që kryefjala e karrierës së secilit prej anëtarëve më të rinj të FA do të jetë meritokracia.

Ceremonia vijoi me shpërndarjen e çertifikatave të mirënjohjes për Oficerët, Nënoficerët, kursantët dhe rekrutët më të dalluar, betimin e rekrutëve të sapo certifikuar në programin e Stërvitjes Individuale Bazë.
Para të ceremonisë, SHSHPFA, Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe të gjithë pjesëmarrësit morën pjesë në demonstrimin stërvitor që kishte përgatitur Shkolla e Trupës e Bunavisë, sipas detyrave të tyre të mësuara në këto kurse.

Shko në krye