English Shqip | 

      e enjte 15.11.2018

Në mjediset e auditoriumit të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua Konferenca Shkencore me temë: ”Sfidat rajonale të sigurisë- roli i Shqipërisë”. Kjo konferencë u zhvillua nën kujdesin e Komandantit të KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, dhe si një angazhim i përbashkët i Qendrës së Doktrinës dhe Kërkimit dhe Akademisë së Forcave të Armatosura. Në këtë konferencë ishin të pranishëm Shefi i Shtabit të KDS, Kolonel Riza Zaja, Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc. Edmond Braneshi, Komandanti i QD, Kolonel Dilaver Hoxha, profesorë të AFA, kursantët e kurseve institucionale në AFA, studiues të fushës së sigurisë, etj.


Qëllimi i konferencës ishte diskutimi i cështjeve të sigurisë së Ballkanit Perëndimor, të cilat pas shumë dekadash luftrash dhe situate të paqëndrueshme të sigurisë, duket se kanë prirje drejt marrëdhënieve më harmonike ndërmjet njëri tjetrit.
Objekti kryesor i kësaj konference, ishte analiza e mjedisit të sigurisë, rreziqet dhe kërcënimet, vecanërisht ato jo-tradicionale për sigurinë kombëtare dhe rajonale, nevoja për qasje dhe reagime të përbashkëta ndaj këtyre rreziqeve, si dhe roli i Shqipërisë dhe faktori shqiptar në sigurinë rajonale.
Komandanti i Qendrës së Doktrinës dhe Kërkimit, Kolonel Dilaver Hoxha, në fjalën e hapjes së konferencës, pasi falënderoi të ftuarit për pjesëmarjen e tyre, ndër të tjerash evidentoi faktin që zhvillimi i kësaj konference është një iniciativë e dialog I hapur shkencor për të vlerësuar popzicionet dhe qëndrimet kombëtare e rajonale përe cështje të ndryshme të objektitit të konferencës; për të përcaktuar fusha me interest ë përbashkët për një qasje të integruar si dhe për të përcaktuar korridorret e veprimeve të përbashkëta.
Konferenca shkencore u mbajt në një seancë. Paneli drejtues i seancës përbëhej nga Zv.Komandanti/zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof. Asoc. Edmond Braneshi, Shef/Dekani i FSM, Kolonel Prof. Asoc. Agim Sula, komandanti I Qendrës së Doktrinës dhe kërkimit, colonel Dilaver hoxha, si dhe Shefi i Departamentit të Kërkimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Gjeneral Brigade ® Bardhyl Hoxha.
Sipari i konferencës u hap nga Shefi i Departamentit të Kërkimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Gjeneral Brigade ® Bardhyl Hoxha, në cilësinë e lektorit, i cili referoi kumtesën: “Sfidat rajonale të sigurisë-roli i Shqipërisë”, kumtesë e përgatitur në bashkëpunim me Komandantin e KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj.
Më tej, konferenca vijoi punimet me kumtesat e tjera si:
1. Kumtesa: “Roli i SHBA në stabilitetin afatgjatë të Ballkanit perëndimor” përgatitur nga Gjeneral Major Nazmi Cahani dhe Kolonel Bilbil Bitri, kumtesë e cila u mbajt nga Kolonel Bilbil Bitri.
2. Kumtesa: “Transformimi I FA të Ballkanit Perëndimor dhe roli I tyre në sigurinë rajonale”, kumtesë e cila u mbajt nga Kolonel Dilaver Hoxha
3. Kumtesa: “Bashkëpunimi ushtarak, një factor I rëndësishëm për sigurinë rajonale” kumtesë e cila u mbajt nga Kolonel Edison Zarka.
4. Kumtesa: “Interesat kombëtare detare dhe e ardhmja e forcave detare shqiptare” përgatitur nga Kapiten i rangut I Artur Mecollari dhe Kolonel Sabri Gjinollari, kumtesë e cila u mbajt nga Kapiten i rangut I Artur Mecollari.
5. Kumtesa: “A jemi të imunizuar ndaj dukurisë së luftëtarëve të huaj”, kumtesë e cila u mbajt nga Kolonel Arjan Hilaj.
6. Kumtesa: “Kriza e emigracionit- sfida e radhës e sigurisë e BE”, përgatitur nga N/kolonel Dr. Fitim Karasani, N/colonel Esat Neziri dhe N/Kolonel Shresim Shllaku, kumtesë e cila u mbajt nga N/kolonel Dr. Fitim Karasani.
7. Kumtesa: “Diversiteti etnik dhe fetar- ndikimi në sigurinë rajonale”, kumtesë e cila u mbajt nga Nënkolonel Nikoll Ndoi.
Kumtesat e referuara, si dhe referimet e tjera do të botohen në librin e konferencës.
Në fjalën përmyllëse të konferencës, Shefi i Shtabit i KDS, Kolonel Riza Zaja, në emër të komandantit të KDS, Gjeneral brigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, falenderoi për angazhimin dhe përpjekjen modeste të përbashkët të institucioneve arsimore, kërkimore, shkencore të KDS, si QDK e AFA dhe strukturave të tjera të varësisë së KDS, duke evidentuar faktin e shpalosjes së vlerave e rëndësisë në përmbajtjen e tematikave dhe materialeve të konferencës, në kushtet e një realiteti të sotëm, jo vetëm për vendin tonë, por dhe më gjerë për rajonin.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, siç i ka vlerësuar dhe mbështetur, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, të vlerësojë maksimalisht angazhime të këtyre formateve për fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

 

Shko në krye