English Shqip | 

      e mërkurë 14.11.2018

KLSM është duke zhvilluar vizitën zyrtare në Bruksel, Mbreterine e Belgjikes. Në këtë vizitë, Kursi i Lartë i Sigurisë e Mbrojtjes, drejtohej nga komandanti i KDS, Gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj.
Vizitën e parë, kursantët e KLSM e zhvilluan në Ministrine e Mbrojtjes Belge. Aty, ata u pritën nga Kolonel Zv/ asistent i shefit të shtabit të departamentit të strategjisë në MM Belge, zoti Derëael. Nëpermjet prezantimeve të mbajtuara, Kursi i Lartë u njoh me politikat belge te mbrojtjes, si dhe kendveshtrimet belge mbi angazhimet aktuale të NATO-s në arenën ndërkombëtare. Në perfundim të prezantimeve pati diskutime dhe pyetje te shumta mbi cështje me interes të përbashkët, në fushën e sigurisë e mbrojtjes.


Komandanti i KDS, Gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, falenderoi përfaqësuesit belg për prezantimet interesante dhe shumë informative, duke vlerësuar njëkohësisht edhe mbështetjen e ofruar për realizimin e aktiviteteve të tilla të rëndësishme, në funksion të zhvillimit të kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Shko në krye