English Shqip | 

      e martë 13.11.2018

Sipas një plani metodik të hartuar në bazë reparti, që prej tre ditësh në Shkollën e Trupës Bunavi, Vlorë, me rekrutët e rinj të kursit të stërvitjes individuale bazë dhe të avancuar të oficerit, po zhvillohet një ushtrim stërvitor fushor. Kjo stërvitje po realizohet sipas një skenari i cili mbështetet në detyrat që vlerësohen për stërvitje të natyrave të tilla.
Qëllimi i zhvillimit të kësaj stërvitje fushore është t’u sigurojë efektivave mundësinë të tregojnë dhe shfaqin aftësitë e tyre individuale dhe të vënë në zbatim njohuritë e marra gjatë gjithë stërvitjes në një situatë konkrete në terren.
Kryerja e marshimit dhe përqendrimi në rajonin e bazimit, zbatimi i rregullave të marshimit, vendosja në vendndalesë me ngritje fushimi, përsëritja e të gjithë veprimeve taktike të mësuara më parë, kanë qënë elementët kryesorë të kësaj stërvitjeje.
Në këtë stërvitje, morën pjesë rreth 219 rekrutë të të dy kurseve SIA dhe SIB, ku 10% e zënë rekrutet femra.
Komandanti i Shkollës së Trupës, Bunavi, Vlorë Kolonel Ardian Lulaj ka përgëzuar të gjithë ushtarët dhe personelin e Shkollës së Trupës pjesëmarrës në këtë stërvitje, për motivimin, disiplinën dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij ushtrimi stërvitor.

Shko në krye