English Shqip | 

Shkolla  e Trupës është institucion i arsimit ushtarak, në vartësi të Komandës së Doktrinës e Stërvitjes (KDS), që përgatit programet e trajnimit dhe certifikon aftësitë profesionale të personelit sipas specialiteteve ushtarake, zhvillon dhe menaxhon stërvitjen individuale  me të gjithë të rekrutuarit në Forcat e Armatosura.

Traditat më të mira morale,  kulturore,  historike,  ushtarake,  arsimore dhe  shkencore  të vendit janë baza e mësimdhënies,  trajnimit dhe stërvitjes,  të ndërthurura me standardet dhe arritjet më të mira të vendeve anëtare të NATO-s. 

Garnizoni i Shkollës së Trupës Bunavi është krijuar në vitin 1964, fillimisht si batalion këmbësorie,  në vitin 1985  në këtë garnizon u krijua Shkolla e Instruksionit të Oficerëve deri

në vitin 1993 ku më pas  u transformua në Brigadë Këmbësorie,  si rezultat i reformave në FA, në vitin 1996 në Bunavi u vendos një  batalion këmbësorie në varësi të BrK Fier.

Në Shkurt 2003 në Bunavi u krijua Brigada e Stërvitjes Bazë (BrSB) në varësi të KDS.

Prej vitit 2010 deri në Tetor 2012, BrSB u shndërrua në Qendra e Stërvitjes Individuale, ku përveç Stërvitjes Bazë zhvillohej edhe Stërvitja Individuale e Avancuar për këmbësorinë.

Prej Tetorit të vitit 2012 në garnizonin e Bunavisë u vendos Shkolla e Trupës ku zhvillohen kurset  e  para  për përgatitjen e oficerëve,   nënoficerëve dhe ushtarëve profesionistë në të gjitha specialitet e FA.

Nga 01 Tetor 2014 mban emrin Shkolla e Trupës&QSI dhe vazhdon realizimin e misionit në kuadrin e konceptit të ri të arsimimit ushtarak .

Shko në krye