English Shqip | 

Trajnimi i trupës së nënoficerave e ka fillesën e saj në vitin 1919 ku u hap për herë të parë shkolla dhe kurset e nënoficerave të cilët vijuan deri në vitin 1939. Në vitet 1950-1965 u hapën kurse të ndryshme të shërbimit për nënoficerë në komandat përkatëse.

Më datë 05.11.1993, u hap Akademia e Nënoficerëve, me qendër fillimisht në vendin e quajtur ‘Rrapi i Treshit’ në Tiranë. Më 08.04.1994 Akademia u vendos në garnizonin e Akademisë Ushtarake në Tiranë. Kjo shkollë e njëhsuar ka për mision përgatitjen e përqëndruar të nënoficerëve të karrierës duke rikthyer një traditë të përhershme dhe të konsoliduar.
Objektivi i ANO-së ishte pregatitja dhe kualifikimi i nënoficerëve aktivë e rezervistë për Forcat Tokësore, Detare dhe Ajrore. Pas vitit 2000 ndryshoi strategjia e arsimimit. Në bashkëpunim me vendet anëtare të NATO-s dhe me kompaninë SAIC filloi të realizohej përgatitja dhe trajnimi i nënoficerëve sipas niveleve të kurseve në ANO dhe Shkollën e Trupës.

Në vitin 2003, Qeveria Shqiptare i akordoi akademisë emrin e Kolonelit hollandez Ludowijk Thomson, duke u quajtur Akademia e Nënoficerëve ‘Thomson’, në vlerësim dhe në respekt të veprës së shquar për kontributin e dhënë në Shqipëri, për përmirësimin e trupës ushtarake gjatë viteve 1911-1915, ku dhe vdiq në vendin tonë në krye të detyrës.

Pak historik mbi rolin e nënoficerit në FA.

Në historinë e FARSH, hallka, pozicioni, dhe roli i nënoficerit të karrierës në përgjithësi është vlerësuar. por në periudha të ndryshme kohore vlerësimi është i ndryshëm. Kështu, në vitet 1912 – 1914, 1920 – 1966 dhe 1994 – 2002 nënoficeri ka pasur një rol të rëndësishëm në strukturën organizative dhe ka gëzuar një rol të dorës së parë në stërvitjen, menaxhimin, dhe komandimin e nënreparteve, e më rrallë të reparteve të shkallëve të vogla taktike. Në Ushtrinë Shqiptare që nga

koha e krijimit të saj më 1912 e deri nga fundi i viteve ’60, prania numerike dhe sidomos vendi dhe roli i nënoficerit të karrierës janë vlerësuar shumë dhe kanë qenë me shumë ndikim në përgatitjen e nënreparteve të kësaj ushtrie. Duke iu referuar të dhënave historike, që nga krijimi i Ushtrisë Shqiptare më 4 dhjetor 1912, hynë në shërbim të saj edhe 150 nënoficerë të Ushtrisë Turke, me origjinë shqiptare. Këta nënoficerë zotëronin aftësi profesionale të mira ushtarake, për rrjedhojë ata ndihmuan në organizimin, stërvitjeve dhe drejtimin e nënreparteve të shumta rezerviste dhe më pak aktive, gjatë kryerjes së veprimeve luftarake për mbrojtjen e zonave jugore të vendit nga synimet e pushtuesve shovinistë grekë. Sidoqoftë as në këtë periudhë dhe as në vitet 1914 – 1919 nuk kishte shkolla të posaçme që merreshin me përgatitjen e oficerëve dhe të nënoficerëve në vend.

Ky raport ,por natyrisht me përmasa më të vogla për shkak të përmasave më të vogla të reparteve, u zbatua dhe në repartet e përmasave bataljon të Ushtrisë Shqiptare. Kështu, Bataljoni Sulmues, më 1926 kishte 15 oficerë dhe 76 nënoficerë; një bataljon në 1927 numëronte 15 oficerë dhe 40 nënoficerë. Bataljoni i Gardës numëronte 25 oficerë dhe 106 nënoficerë; kurse Roja Mbretërore e Kufirit numëronte 61 oficerë dhe 200 nënoficerë. Raporti dukshëm flet në emër të nënoficerëve.
Pas vitit 1945 dhe deri nga mesi i viteve ’60, në ushtrinë shqiptare vazhdonte të ruhej mendimi i mëparshëm që të ruhej i njejti konceptim në lidhje me numrin, rëndësinë dhe rolin e nënoficerve në jetën dhe përgatitjen e reparteve dhe nënreparteve të saj. Veçanërisht i pranishëm dhe me vlera ishte roli i tyre në stërvitjet e vogla. Por me heqjen e gradave nga viti ’60 deri në ’90 numri i nënoficerëve ra ndjeshëm, dhe për më keq roli i tyre u kufizua në ruajtjen e depove dhe magazinave. Kjo dukuri çoi në rritjen e numrit të oficerave dhe në dobësimin e stërvitjes së vogël. Në repartet tankiste, detare u ruajt tradita e vjetër e kryerjes së stërvitjes së vogël nga ana e nënoficerëve. Pas viteve ’60 nënoficerët merreshin në shërbim përmes një kontrate që nënshkruhej nga titullari i repartit përkatës dhenatyrisht pasi plotësonte disa kritere që nuk kishte përfunduar më parë një shkollë për nënoficer. Si domosdoshmëri e kohës doli themelimi dhe konsolodimi i institucionit të përgatitjes së nënoficerit, dhe në Nëntor 1993 me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes u krijua Akademia e Nënoficerëve.

Shkollat e Nënoficerëve në Shqipëri nga viti 1912 – 2002

Viti 1919 - Shkollat e xhandarmërisë dhe aspirantëve për nënoficerë.
Viti 1925 - Shkolla e Nënoficerave në Durrës , kishte 1 kurs çdo vit, 6 muaj kursi.
Viti 1929 -Shkolla e Nënoficerëve për këmbësori, artileri, xhenio.
Viti 1931 - Shkolla e Perfeksionit të Nënoficerëve në Durrës. Merrte nënoficerë nga ushtria pasi kishin kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe i kualifikonte si nënoficerë karriere.
Viti 1950 - Shkolla e përgatitjes së nënoficerëve të Prapavijës, më pas u emërua Shkolla e Intendencës.
Në viteti ’60, ’70, ’80 - U hapën shkolla të përkoshme për Artilerinë, Tanket dhe Xhenion në Elbasan. Më pas, shkolla të njejta me kohë dhe programe të reduktuara për nënoficerë jot ë karrierës, që përgatisnin nënoficerë jo me rrogë dhe që u ngritën pranë Korpuseve dhe Komandave të Forcës Detare, Mbrojtjes KundërAjrore, pranë Grupimit në Elbasan.
Më 8 Prill 1994 - Mbi bazën e Shkollës së Instruksionit në Zall Herr, me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes më 5.11.1993, u hap Akademia e Nënoficerëve.

Shko në krye