Programi i Transparencës i Komandës së  Doktrinës dhe Stërvitjes.

I.Hyrje 

Në mbështetje të nenin 7 të Ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS). Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së KDS në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës KDS ndërton dhe rrit transparencën në aktivitetin e saj si organ i administratës publike, nën garancinë e LDI.

KDS do të përditësojë Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. 

Informacioni i bërë publik në këtë program, ka për qëllim të realizoje  transparencën e veprimtarisë së punës së KDS, nëpërmjet pasqyrimit të kësaj veprimtarie në faqen zyrtare të KDS, si dhe nëpërmjet afishimit në vende të dukshme në mjediset e pritjes për publikun. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin. 

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron vendin ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. 

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e KDS  është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm.

Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. Parime të përgjithshme

  1. Parimet kryesore, në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Komandës së  Doktrinës dhe Stërvitjes janë:
  2. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, me të drejtën për tu njohur nga të gjithë dhe pa asnjë përjashtim.
  3. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: kur KDS ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  4. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KDS  që kanë lidhje me të Drejtën e Informimit.
  5. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  6. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  7. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  8. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë; i saktë; i përditësuar; i thjeshtë në konsultim; i kuptueshëm; lehtësisht i aksesueshëm; i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

  • Në përputhje me këtë program transparence, KDS vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit http://tradoc.mil.al/index.php/en/  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
  • Strukturën organizative të autoritetit publik; 
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë.
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës; 
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit; 
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime; 
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit; 
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara; 
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.
  • Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. Publikim

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Komanda e  Doktrinës dhe Stërvitjes vendos në dispozicion të publikut në faqen e  internetit  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një rubrikë të veçantë të titulluar “Transparenca”.

V. Monitorimi

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit. Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

VI.Tabela Përmbledhëse e Programit të Transparencës së Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Kategoritë e
informacionit publik pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/

Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës
organizative, funksioneve
dhe detyrave të KDS.

Neni 7/1/a/d

Skema struktura e pagave.

institucionet

 Pas miratimit nga autoritetet përgjegjëse

Në faqen zyrtare në rubrikën

http://tradoc.mil.al

Rubrika. institucionet

KDS

Kordinatori për informimin

Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nën ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.

Neni 7/1/b
Ligji nr. 9918
datë 19.05.2008
“Për 
Komunikimet
Elektronike 
në Republikën
e Shqipërisë”
i ndryshuar

-Ligje
-VKM
-Rregullore
-Udhezime 
-Koncepti i Arsimimit Ushtarak
-
Të tjera

Pas botimit në 
fl/ zyrtare.
Pas miratimit 
nga Komandanti i KDS ose 
Menjëherë në 
rast 
ndryshimesh

Në faqen zyrtare në 
rubrikën 

“Legjislacion”

KDS

Kordinatori për informimin

Informacion për procedurat
që duhen ndjekur për të 
bërë një kërkesë për 
informim, 
adresën postare dhe
elektronike për depozitimin
e kërkesave për informim,
si dhe procedurat
e ankimit të vendimit
përkatës, te KDS.

Neni
7/1/c/g

-Format kërkese 
-Format ankese
Koordinatori për të 
drejtën e informimit
Faqe e Webit e KDS. http://tradoc.mil.al


Shpjeguese 
Adresa Rruga e Dibrës, Tiranë,
Adresë postare:2423

Adresë e-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Programit të
transparencës

Menjëherë në 
rast 
ndryshimesh

Kordinatori,  pikë kontakti dhe zyra e informacionit në KDS 

Adresa Rruga e Dibrës, Tiranë,

Tel.510 19 20

fax.0035542369107

Dega e personelit, BCU, koordinatori për informimin

Të dhëna për 
vendndodhjen e zyrave të 
autoritetit publik, 
orarin e punës, 
emrin dhe kontaktet 
e koordinatorit për të
drejtën e informimit, të KDS.

Neni7/1/ç

Adresë postare:2423
Kontakt.510 19 20

Ora 08.00-16.30

Rruga e Dibrës, Tiranë

Koordinator për të
drejtën e informimit

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Pas miratimit të 
urdhrit të 
Komandantit të KDS

Në faqen zyrtare të KDS.

Dega e personelit, BCU, koordinatori për informimin


Mekanizmat monitorues; 
raporte  auditi;
dokumentet me tregues
performance

Neni7/1/ç
dhe

Raporte auditi të Auditit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit

Menjehere pas 
miratimit të programit të traansparencës

 Në faqen zyrtare



Ministria e Mbrojtjes

Drejtoria e Auditimit dhe Inspektimit të MM

Raporti i të ardhurave, shpenzimeve dhe investimeve të KDS çdo 3 muaj

Neni 7/1/e

Raporti vjetor ekonomik i KDS

Pas miratimit të Programit të Transparencës

 Në faqen zyrtare



Dega e personelit, BCU, koordinatori për informimin

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe kompetencat e funskionarëve të lartë
Struktura e pagave për nëpunësit dhe funksionarët e lartë

Ligje, akte nënligjore, rregullore

Komandanti i KDS, paguhet sipas VKM nr. 224, datë 21.3.2017 me pagën bazë bruto 127. 500 Lek

Pas dekretit te presidentit

Në faqen zyrtare, pas miratimit të Programit të Transparencës

BCU, koordinatori për informimin

Regjistri vjetor i prokurimeve në KDS

Neni 7/1/i

Regjistri

Në faqen zyrtare

Specialisti i Prokurimeve, BCU, koordinatori për informimi

Buxheti i KDS

Neni 7/1/e

Buxheti:

Per vitin 2016, jane 522.9 milion leke nga keto; Investime 53.3 milon lek.

Per vitin 2017 jane 595.1 miloin leke

Nga keto investime 15 miloin leke.

Pas miratimit të 
buxhetit nga
Këshilli i
Ministrave

Në faqen zyrtare 
në menunë:

“Publikime/Buxheti”

Në faqen zyrtare në 
menunë:

Shefi i financës

Informacion për procedurat
e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Rregjistri

Kontrat e lidhur Operatori Ekonomik “Ndregjoni” sh.p.k, me objekt “Rikonstruksion i objektit nr.6, në garnizonin e Forcës Tokësore (godina e ANO-së)”.Shuma e kontratës është  19,850,349 leke pa T.V.SH

Kontrata e lidhur me Operatorin Ekonomik SORI-Al, me objek“Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi (katering)” Shuma e kontratës është 21,825,309.75 lekë pa T.V.SH

Kontrata e lidhur ndërmjet Reparti Ushtarak nr.5001 (5010), Bunavi, Vlore me Operatorin Ekonomik “SHPRESA” shpk, me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi (katering)”.Shuma e kontratës eshte 39,054,665.10 leke pa T.V.SH

Kontrata e lidhur ndërmjetReparti Ushtarak nr.5001 (5009), Tiranë me Operatorin Ekonomik “KPL” shpk, me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi (katering)”.

Shuma e kontratës eshte 5,477,489.70 leke pa T.V.SH

Menjëherë pas 
dërgimit në 
APP.

Në faqen zyrtare 



 

Mbajtja e dokumentacionitnga AP

Neni 7/1/h

Tabelë

Pas miratimit
nga KD ose
Kryetari

Në faqen zyrtare

Zyra e 
Arkiv/Protokollit

Njoftimet e përditësuara të aktiviteteve të KDS

lajme

Pas realizimit të aktiviteteve

 

Në faqen zyrtare



 BCU, koordinatori për informimin

VII. Koordinatori për të drejtën e informimit për Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Nënkolonel Bajazit Muceku, Shef i degës së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak dhe  Informimit Publik.
e-maili: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. , "Modeli i kerkeses" , "Model i pergjigjes" 
tel zyre: (510) - 1909