Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes

PËRSHKRIMI

Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM) është kursi më i lartë në piramidën e arsimit ushtarak në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH). Kursi zhvillohet në Anglisht me pjesëmarrjen e ushtarakëve të gradës Kolonel nga FA dhe vendet e rajonit, si dhe pjesëmarrës nga institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes të RSH. KLSM ka një kohëzgjatje prej tre muajsh.
Qëllimi i kursit nuk është vetëm dhënie e njohurive në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes por mundësimi i një mjedisi akademik i cili do të shpjegojë dhe prezantojë sfidat me të cilat ndeshen vendet e rajonit dhe më gjerë.
Për rajonin e Ballkanit është shumë e rëndësishme kuptimi dhe arritja e objektivave me të cilat ballafaqohen vendet në mjedisin e ri të sigurisë, pas lutës së ftohtë. Ushtarakët dhe civilët e niveleve të larta luajnë një rol të rëndësishëm në transformimin e Forcave të Armatosura dhe arritjen e objektivave të anëtarësimit në NATO dhe BE.
KLSM promovon vlerat si: (1) bashkëpunimi; (2) trajtimi i problemeve me transparencë; dhe (3) përfshirja në debat në debat, të cilat rrisin angazhimin dhe shkëmbimin e ideve gjatë diskutimeve të çështjeve të cilat kanë të bëjnë me mjedisin e sigurisë, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe reformat e ndërmarra në ristrukturimin e Forcave të Armatosura.

MISIONI

Edukimin dhe përgatitjen e oficerëve me gradën Kolonel dhe civilëve ekuivalent, nga Forcat e Armatosura, vendet e rajonit dhe më gjerë dhe Institucionet e Sigurisë të Republikës së Shqipërisë, në nivelin politiko-strategjik. Njohja me sfidat në fushën e sigurisë dhe hapat që duhen ndërmarrë në ristrukturimin e institucioneve të mbrojtjes.

OBJEKTIVAT

1. Kuptimi i koncepteve aktuale të sigurisë dhe mbrojtjes.
2. Inkurajimi i debatit të hapur mbi të ardhmen e marrëdhënieve në fushën e sigurisë në rajon dhe më gjerë.
3. Ndërtimi i institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, raportet me kontrollin demokratik në Forcat e Armatosura dhe marrëdhëniet civilo ushtarake.
4. Ndikimi ndërkombëtar, problemet ekonomike dhe institucionet në politikën e sigurisë kombëtare.
5. Rritja e bashkëpunimit rajonal dhe ballafaqimi me sfidat e përbashkëta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

LËNDËT

I. Mjedisi Ndërkombëtarë i Sigurisë & Proceset e Sigurisë Kombëtare (4 – Kredite; 100-orë):
1. Prezantimi me studimet në fushën e Strategjisë dhe Sigurisë.
2. Zgjerimi i njohurive në fushën e sigurisë: Trajtimi i kërcënimeve tradicionale pas luftës së ftohtë.
3. Mjedisi i sigurisë ndërkombëtare: Aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të sigurisë.
4. Mjedisi i sigurisë ndërkombëtare: Ndërvarësia dhe ndikimet e globalizmit.
5. Siguria njerëzore: Koncepti dhe dimensioni aktual i sigurisë njerëzore dhe operacionet e paqes.
6. Interesat dhe dinamika e fuqisë kombëtare.
7. Lufta hibride.
8. Sfidat e korrupsionit.
9. Evropa Juglindore: Sfidat në fushën e ekonomisë.
10. Siguria kombëtare dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.
11. Mjedisi i brendshëm i sigurisë.
12. Ushtrim: Hartimi i strategjisë.

II. Problemet aktuale dhe Çështjet në Studimet Strategjike (3-kredite; 75-orë).
1. Krimi i organizuar ndërkombëtar.
2. Qasja gjithëpërfshirëse e sigurisë: Siguria ekonomike dhe sociale.
3. Vizitë mësimore në rajon (Ballkan).
4. Demokracitë në tranzicion.
5. Kërcënimet që vijnë nga aktorët jo-institucional dhe Armët e Dëmtimit në Masë.
6. Kërcënimet asimetrike.
7. Detyrë në grup.
8. Vizitë mësimore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

III. Bashkëpunimi në fushën e sigurisë (4-kredite; 100-orë).
1. E drejta juridike ndërkombëtare.
2. Ligji i konflikteve të armatosura dhe kufizimet e ushtarakëve.
3. Strukturat Euro-Atlantike.
4. NATO, Organizata e Bashkëpunimit Politiko-Ushtarak e Shangait dhe Komunuelthi i Vendeve të Pavarura.
5. BE dhe faktorët e sigurisë.
6. Zgjerimi i NATO dhe BE-së.
7. Ushtrim: Fatkeqësitë natyrore – Menaxhimi i krizave.
8. Politika e Mbrojtjes dhe Sigurisë e Bashkimit Evropian.
9. Nismat dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë në Ballkan.
10. Bashkëpunimi rajonal – tavolinë e rrumbullakët (me të ftuar).
11. Zhvillimet në fushën e politikës dhe strategjisë së sigurimit kombëtarë.
12. Vizitë mësimore në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.
13. Vizitë mësimore në NATO dhe BE (Bruksel/Belgjikë).

IV. Reformat në sektorin e sigurisë & Transformimet në fushën e Mbrojtjes (3-kredite; 75-orë).
1. Dimensioni dhe instrumentet e reformës në sektorin e sigurisë.
2. Mirëqeverisja dhe reforma në sektorin e sigurisë.
3. Planifikimi dhe buxhetimi.
4. Vizitë mësimore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
5. Buxheti i mbrojtjes dhe zbatimi.
6. Profesionalizmi, etika dhe reforma në fushën e sigurisë.
7. Kultura organizative dhe sigurisë strategjike.
8. Politika e jashtë e Republikës së Shqipërisë.
9. Drejtimi strategjik.
10. Nismat në fushën e sigurisë në Ballkan.
11. NATO dhe sigurimi i burimeve natyrore.

V. Punë individuale (3-kredite; 75-orë).

VI. Fakte rreth KLSM (1994 – 2004).
Kolegji i Mbrojtjes (KLSM) është krijuar në vitin 1995. Nga ky vit kolegji është hapur në vitin (1) 1995; (2) 1996; (3) 2002 & (4) 2004. Të gjitha kolegjet janë zhvilluar në gjuhën shqipe me pjesëmarrjen nga Forcat e Armatosura dhe Institucionet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

VII. Fakte rreth KLSM (2007 – 2017).
1. Në vitin 2007, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm vendosën të shndërronin dhe zhvillonin më tej kurrikulën e Kolegjit të Mbrojtjes me qëllim përafrimin me standardet e NATO. Vetëm për periudhën 2007-2016 KLSM e kanë ndjekur 141 studentë, përkatësisht 87 shqiptarë dhe 54 të huaj. Pjesëmarrësit shqiptarë në KLSM ndahen si vijon: 46 ushtarakë dhe 41 civilë, ndërsa nga 54 të huaj në total, 4 kanë qenë civilë (2 Kosova dhe 2 Maqedonia).

2. Gjeografia e vendeve pjesëmarrësve në KLSM (2007 – 2017).
• KLSM 2007: 21 pjesëmarrës (ALB-ITA-MNE-MK)
• KLSM 2008: 18 pjesëmarrës (ALB-BiH-MNE-ITA-KS)
• KLSM 2010: 17 pjesëmarrës (ALB-BiH-MNE-ITA-KS-SRB)
• KLSM 2012: 17 pjesëmarrës (ALB-HR-GRE-GEO-KS)
• KLSM 2013: 18 pjesëmarrës (ALB-AZE-HR-GRE-KS-MK-ROU-TUR)
• KLSM 2014: 14 pjesëmarrës (ALB-GRE-KS-MNE-TUR)
• KSLM 2015: 20 pjesëmarrës (ALB-DE-GEO-GRE-ITA-KS-MK-TUR)
• KSLM 2016: 17 pjesëmarrës (ALB-GEO-GRE-ITA-KS-MK-ROU)
• KSLM 2017: 16 pjesëmarrës (ALB-GEO-GRE-ITA-KS-UK-TUR-ROU-FYROM)
• KLSM 2018: 11 pjesëmarrës (ALB-GEO-GRE-ITA-UK-MNE-FYROM-GER)