e hënë 05.11.2018

Paraditen e sotme, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Dr. Bajram Begaj, priti në një takim të vecantë Zv/shefin e misionit të ambasadës angleze në Shqipëri, Z. Sean Melbourne. Takimi ishte në kuadër të lektimit si“Guest Speaker” që zoti Melbourne zhvilloi me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me tematikë “Prespektiva britanike në zhvillimet aktuale dhe çështjet gjeopolitike në Shqipëri”.
Në takim morën pjesë Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, si dhe Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Kolonel Vullnet Doka. Pasi i uroi mirëseardhjen, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Dr. Bajram Begaj, shprehu falenderimet e tij më të mira për gadishmërinë dhe angazhimin e Zv/shefit të misionit të ambasadës angleze

, për të qënë në kursin më të lartë institucional, Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në këtë kuadër, Gjeneral Begaj, e njohu zotin Sean Melbourne, me përshkrimin e këtij kursi, si kursi më i lartë institucional në fushën e sigurisë e mbrojtjes në sistemin arsimor ushtarak; qëllimin e tij në funksion jo vetëm si vend anëtar i NATO-s, por edhe si aspirantë të integrimit në BE, në kuadër të rritjes së bashkëpunimit rajonal e më gjërë për fushën e mbrojtjes. Gjeneral Begaj, u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit midis të dy vendeve, duke theksuar se ky b/punim shihet si një shans tepër pozitiv në drejtim të ndarjes së ideve, shkëmbimit të eksperiencave, diskutimeve për cështje të ndryshme, të fokusuar kryesisht në fushën e sigurisë e mbrojtjes për Shqipërinë e vëndet e rajonit.
Nga ana e tij, Zv/shefin e misionit të ambasadës angleze në Shqipëri, Z. Sean Melbourne, u shpreh tepër entuziast për frymën dhe rritjen e këtij bashkëpunimi. Ai e vlerësoi këtë bashkëpunim si një eksperiencë mjaft të bukur me FA shqiptare. Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën bindjen se marrëdhëniet e b/punimi dypalësh në fushën e arsimimit dhe trajnimit, do të vazhdojnë të konsolidohen më tej.