e premte 02.11.2018 

Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, priti në një takim të vecantë Ambasadoren e Gjermanisë në Shqipëri, znj. Susanne Schutz. Takimi ishte në kuadër të lektimit si“Guest Speaker” që Znj. Schutz zhvilloi me Kursin e 10- të të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Në takim morën pjesë Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, si dhe Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Kolonel Vullnet Doka. Ambasadorja Schutz, shoqërohej nga atasheu ushtarak gjerman i akredituar në vendin tonë, Nënkoloneli Hans-Peter Wamsler.


Pasi i uroi mirëseardhjen, Komandanti i KDS, Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, e njohu ambasadoren e Gjermanisë në Shqipëri, zonjën Schutz, me përshkrimin e KLSM, si kursi më i lartë institucional në fushën e sigurisë e mbrojtjes në sistemin arsimor ushtarak; qëllimin e tij në kuadër të rritjes së bashkëpunimit rajonal e më gjërë në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu, gjeneral Begaj vijoi bisedimet me ecurinë e zhvillimit të frytshëm të bashkëpunimit të përbashkët midis dy vendeve, kryesisht në fushën e arsimimit ushtarak. Gjeneral Begaj, u ndal në rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se ky b/punim, i nisur më parë do të vazhdojë të thellohet më shumë dhe në të ardhmen. Gjeneral Begaj, vlerësoi kooperimin mjaft pozitiv e thelbësor me Qëndrën Marshall, Akademinë e Hamburgut, si dhe krjimin e mundësive në drejtim të shkëmbimit të lektorëve dhe eksperiencave “Këto raste- vijoi Gjeneral Begaj- i shërbejnë më së miri ndarjes së ideve, shkëmbimit të eksperiencave për cështje të ndryshme, të fokusuara kryesisht në fushën e sigurisë e mbrojtjes për Shqipërinë e vëndet e rajonit. Ne ekspozojmë veten tonë, por ndërkohë dhe përfitojmë ekperiencën e vendeve të rajonit e më gjerë, prandaj nisur nga këto eksperienca do përmirësojmë dhe kurrikulat e programet mësimore tonat”.
Nga ana e saj, Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Znj. Susanne Schutz, u shpreh tepër entuziaste për frymën dhe rritjen e këtij bashkëpunimi. Ajo vlerësoi këtë bashkëpunim, por nga ana tjetër vlerësoi mjaft pozitivisht dhe bashkëpunimin dhe kooperimin midis pjesëmarrësve shqiptarë dhe atyre të huaj në Kursin e Lartë të Sigurisë. “Si anëtarë të përbashkët të NATO-s, vlerësoj bashkëpunimin dhe kontributin e përbashkët në fushën e sigurisë e mbrojtjes”.
Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën bindjen se marrëdhëniet e b/punimi dypalësh në fushën e arsimimit dhe trajnimit, do të vazhdojnë të thellohen më tej. Sipas axhendës, Ambasadorja Schutz, zhvilloi më parë lektimin mjaft interesant e të kuptueshëm, me temë: “Vizioni gjerman mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor”.