e premte 02.11.2018

Në ambjentet e Forcës Tokësore u zhvillua ceremonia e certifikimit të grupit të parë të Kursit 61 Fillestar të Nënoficerit, që përbën dhe hallkën e parë të arsimimit të nënoficerave të rinj të Forcave të Armatosura.
Në ceremoninë e organizuar më këtë rast, morën pjesë Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral Major Nazmi Cahani, Komandanti i Akademisë së N/oficerëve Gjeneral Brigade Albert Mullai, komandantët e kurseve, kursantë, oficerë dhe nënoficerë të ANO.
Në fjalën e tij, komandanti i ANO-së, Gjeneral Brigade Albert Mullai, falenderoi të gjithë kursantët, instruktorët, komandantin e kursit fillestar, komandantin e kurseve për përkushtimin e treguar në arsimimin dhe trajnimim e ofruar, duke bërë që kursantët të përvetësojnë më së miri

programin mësimor si dhe përballimin e të gjitha vështirësive të hasura gjatë kursit në mënyrën më të lehtë të mundshme.
Në emër të kursantëve, përshëndeti ushtar IV Shahin Shuli. Në fjalën e tij, ai përmëndi se jemi trajnuar për të qenë një gur themeli në ngritjen tonë si nënoficerë të ardhshëm të FA-ve.
Kursi Fillestar i Nënoficerit i zhvilluar në Akademinë e Nënoficerëve, zgjati për një periudhë 5-javore, i fokusuar në lëndët Lidership, Rregullore-Ligjshmëri, Taktikë, SHLT, Përgatitje Zjarri, Përgatitje Fizike, Testime.
Objektivi i programit mësimor ishte hedhja e bazave për karrierën e nënoficerit, ofrimi i njohurive teoriko-praktike për drejtimin e grupit dhe niveleve të njësuara me të si dhe shkëputjen nga përgjegjësia individuale në aftësi e përgjegjësi si drejtues dhe lider