e hënë 29.10.2018 

Në mjediset e QS me Kursin e Avancuar të Nënoficerit në ANO, po zhvillohet stërvitja CPX/CAX “Pajeti 18”.Qëllimi i Stërvitjes është planëzimi dhe ekzekutimi i standartizuar nga Kursi i Avancuar i Nënoficerit në ANO, i procedurave të drejtimit të trupave në nivel toge, zhvillimi i urdhrit operacional dhe komandim–kontrolli (C2), në mënyrë reale, në një mjedis të simuluar duke përdorur programin JCATS.Objektivat e kësaj stërvitjeje janë; aftësimi i kursantëve për zhvillimin e luftimit mësymës nëpërmjet përdorimit të programit simulativ JCATS, planëzimi dhe aplikimi i procesit të drejtimit të trupave (PDT), zhvillimi dhe vlerësimi i stërvitjes, me synim rritjen e aftësive drejtuese të kursantëve për luftimin mësymës në nivelin e togës, si dhe shfrytëzimi i mësimeve të nxjerra nga stërvitjet e kaluara,

për rritjen e efikasitetit dhe për përmirësimin e trajnimeve në të ardhmen. Shefi i QS, Kolonel Dr. Ahmet Leka është shprehur për këtë stërvitje se: “Në drejtim të masave të marra për realizimin e kësaj stërvitjeje kemi përshtatur programin sipas nevojës për të garantuar përdorimin më të mirë të kohës dhe burimeve të disponueshme për mbështetje. Aplikimi i procedurave të provuara më parë për projektimin, ekzekutimin dhe vlerësimin e stërvitjes, do të rrisin vlerat trajnuese/zhvilluese të kësaj stërvitjeje, jo vetëm për drejtuesit dhe pjesëtarët e stafit të Qendrës së Simulimit, por dhe për audiencën stërvitore të KANO”.Qendra e Simulimit dhe Akademia e Nënoficerit në ANO, po punojnë së bashku për të siguruar një mjedis mësimi real që kursantët të përmirësojnë njohuritë e tyre, eksperiencën dhe besimin në detyrat themelore të misionit. Shtabi i KDS, në këtë stërvitje siguron mbështetje në fushat funksionale për të garantuar që të arrihen më së miri objektivat e stërvitjes me KANO.