24.10.2018 e mërkurë

Komandanti i KDS Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit i KDS, Kolonel Riza Zaja, prezantoi ditën e djeshme Shefin e ri të Qëndrës së Simulimit, Kolonel Dr. Ahmet Leka.
Gjeneral Begaj, pasi u shpreh me tone pozitive për punën e gjithë personelit dhe konsolidimin e Qendrës së Simulimit, për rolin e rëndësishëm që kjo qëndër ka dhe do të ketë në vendosjen e standarteve të larta në trajnimin me kosoto sa më të ulët të ushtarakëve të FA, lexoi urdhërin e emërimit të MM, për Kolonel Dr. Ahmet Leka. Në fjalën e tij ai u shpreh se:” Kolonel Leka është një oficer me kontribute për FA në tërësi që nga vitit 1986 me detyra të rëndësishme në strukturat e FA.


“ Vlerësoj kontributin e Kolonel Lekës në veçanti për KDS, duke qënë se edhe më parë ka punuar në strukturat e varësisë së KDS, për një periudhë kohe relativisht të gjatë, duke shpresuar për të çuar para ecurinë positive të deri më tanishme të Qendrës së Simulimit”- vijoi Gjeneral Begaj.
Nga ana e tij, Kolonel Dr. Ahmet Leka, shprehu falenderimet dhe vlerësimin e tij për besimin e treguar në ngarkimin e kësaj detyre mjaft të rëndësishme nga lidershipi civil e ushtarak, ashtu sikundër premtoi se së bashku me të gjithë personelin e qendrës dhe strukturat e tjera bashkëpunuese të KDS e FA do të ruajnë emrin e mirë që QS ka krijuar ndër vite, duke çuar edhe më përpara punën, e cila ka rezultuar efektive dhe e suksesshme.
Në përfundim, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, shprehu edhe njëherë obligimin e tij personal për të siguruar një mbështetje maksimale për punën e gjithsecilit, jo vetëm për Qendrën e Simulimit, por për të gjithë strukturat e varësisë së KDS.