Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, priti në një takim të vecantë Komandantin e Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Brigade Enver Hazrolli. Takimi ishte në kuadër të lektimit si“Guest Speaker” që gjeneral Cikaqi, zhvilloi me Kursin e 10- të të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Në takim morën pjesë Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Kolonel Vullnet Doka, si dhe Shefi i Shtabit të KDS Kolonel Riza Zaja.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, shprehu vlerësimet maksimale për angazhimin ndër vite

të gjeneral Cikaqit, në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Gjeneral Begaj, u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit midis të dy vendeve, duke theksuar se ky b/punim, i nisur më parë, për fushën e arsimimit ushtarak, në të gjitha kurset institucionale që zhvillohen në Akademinë e Forcave të Armatosura, për përfshirjen e oficerëve kosovarë në to, ka qënë tepër frytdhënës.. Ky bashkëpunim-theksoi Gjeneral Begaj, do të vazhdojë të thellohet më shumë dhe në të ardhmen, dhe në drejtim të shkëmbimit të lektorëve, si dhe në realizimin e aktivitete të përbashkëta arsimore. Nga ana tjetër, gjeneral Begaj, e përshëndeti gjeneral Cikaqin për transformimin e Ministrisë së FSK në Ministri të Mbrojtjes, duke e quajtur një arritje pozitive e cila mundëson shndërrimin e FSK me kompetenca e detyra të reja.
Nga ana e tij, Gjeneral Brigade Enver Cikaqi, u shpreh se ndjehet komod dhe falenderoi për mikërpitjen. Shkëmbimi i ideve dhe marrja e eksperiencave tuaja në të gjitha fushat dhe arsimimi i oficerëve kosovarë përvecse rritjes e forcimit të bashkëpunimit të përbashkët në sistemin e mbrojtjes së të dy vendeve, kanë ndikuar pozitivisht në përpjekjet për arrtijet dhe zhvillimet e FSK, të cilat konkluduan në shndërrimin e saj sipas standarteve të synuara. “Aktualisht, jemi në një proçes të reformave të tranzicionit të kalimit strukturor të FSK, arritje këto të nivelit operacional-theksoi Gjeneral Brigade Enver Cikaqi.
Në kontekstin e këtij takimi ishte dhe tematika që Gjeneral Brigade Enver Cikaqi, zhvilloi me audiencën e KLSM, “Institucionalizimi i konceptit të sigurisë kooperuese”. Lektimi i Gjeneral Cikaqit, u përcoll me interesim të veçantë nga kursantët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke u shoqëruar me shumë pyetje, të cilat kishin të bënin me aktualitetin e zhvillimeve në FSK dhe impaktin e saj në rajon.