e hënë 22.10.2018

Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, priti në një takim të veçantë lektorin e Qëndrës Marshall, zoti Tamir Sinai. Takimi ishte në kuadër të lektimit që zoti Sinai, është duke zhvilluar me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, sipas programit të miratuar.
Në takim morën pjesë Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Kolonel Vullnet Doka. Pasi i uroi mirëseardhjen, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, e njohu zotin Sinai me ecurinë e zhvillimit të KLSM ndër vite, në kuadër të rritjes së bashkëpunimit rajonal e më gjërë në fushën e mbrojtjes. Gjeneral Begaj, u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit midis KDS dhe Qëndrës Marshall, duke theksuar

se ky bashkëpunim, i nisur më parë e si ndër më kryesorët, do të vazhdojë të thellohet më shumë dhe në të ardhmen, duke shtuar fushat e bashkëpunimit, numrin e lektorëve nga Qendra Marrshall. “Përdorimi i eksperiencave të marra nga Qendra Marshall, do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e kurrikulave të kursit, në përputhshmëri me nevojat që kemi, duke bërë dhe një paralelizëm me programin e Erasmusit- theksoi gjeneral Begaj, duke marrë në konsideratë shkëmbimin e eksperiencave edhe nëpërmjet vizitave mësimore, e parë kjo si një qasje mjaft efiçente.”
Nga ana e tij, dhe Zoti Sinai, u shpreh se Qëndra Marshall do të vazhdojë të bëjë më të mirën e mundshme të saj në ecurinë e kooperimit dhe bashkëpunimit me institucionin e KDS. “Në aspektin rajonal – theksoi zoti Tamir Sinai, është bukur të shohësh që vit pas viti të bie në sy rritja e bacgroundit të pjesëmarrësve në kurs, rritja e ndërveprimit të përbashkët, njohja me standartet e reja të procedurave të vendimarrjes etj.”. Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën bindjen se marrëdhëniet e bashkëpunimi në fushën e arsimimit dhe trajnimit, midis të dy institucioneve, do të vazhdojnë të zgjerohen më tej.
Pas takimit, Zoti Sinai në cilësinë e “Exercise Developer”, do të zhvillojë me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tematikën e “Katastrofave mjedisore” në realizimin e një stërvitje për rastet e menaxhimit të krizave, tematikë e cila do të vazhdojë për dy ditë me radhë me pjesëmarrësit e KLSM.