27.09.2018 e enjte

Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, priti në një takim të vecantë Drejtorin e Drejtorisë së Operacioneve në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Major Gëzim Hazrolli. Takimi ishte në kuadër të lektimit si“Guest Speaker” që gjeneral Hazrolli, zhvilloi me Kursin e 10- të të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në takim morën pjesë Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, si dhe Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Kolonel Vullnet Doka. Gjeneral Hazrolli, shoqërohej nga atasheu ushtarak kosovar i akredituar në vendin tonë, Kolonel Bashkim Shillova.

 

Pasi i uroi mirëseardhjen, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit midis të dy vendeve, duke theksuar se ky b/punim, i nisur më pare, e kryesisht në fushën e arsimimit ushtarak, nëpërmjet përfshirjes në kurset institucionale të oficerëve kosovarë, si në KLSM, KLO, KKSHP, ka qënë tepër produktiv. Ky bashkëpunim-theksoi Gjeneral Begaj, do të vazhdojë të thellohet më shumë dhe në të ardhmen, duke shtuar dhe fusha të tjera.
Nga ana e tij, Gjeneral Major Gëzim Hazrolli, u shpreh se ndjehet komod dhe falenderoi për mikërpitjen. Shkëmbimi i ideve dhe marrja e eksperiencave tuaja në të gjitha fushat,- vijoi gjeneral Hazrolli,- përvecse rritjes e forcimit të bashkëpunimit të përbashkët në sistemin e mbrojtjes së të dy vendeve, do i shërbejnë më së miri dhe përmirësimit dhe funksionimit pozitiv e sipas standarteve edhe të punës konkrete që bëhet në institucionet tona arsimore ushtarake, por edhe midis FARSH dhe FSK.

Në kontekstin e këtij takimi ishte dhe tematika që Gjeneral Major Hazrolli, zhvilloi me audiencën e KLSM, “Mjedisi kombëtar i sigurisë dhe bashkëpunimi ndëragjenci-rasti i Kosovës”. Lektimi i Gjeneral Hazrollit, u përcoll me interesim të veçantë nga kursantët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke u shoqëruar me shumë pyetje, të cilat kishin të bënin me zhvillimin, sigurinë dhe të ardhmen e FSK-së.