28.09.2018 e premte 

Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, priti në një takim të veçantë Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, znj. Eleni Sourani. Takimi ishte në kuadër të lektimit si“Guest Speaker” që Znj. Sourani zhvilloi me Kursin e 10- të të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në takim morën pjesë Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, si dhe Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Kolonel Vullnet Doka. Ambasadorja Sourani, shoqërohej nga atasheu ushtarak grek i akredituar në vendin tonë, Kolonel Christos Bakirtzis.

 

Pasi i uroi mirëseardhjen, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, e njohu Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Zonjën Sourani, me ecurinë e zhvillimit të bashkëpunimit të përbashkët midis dy vendeve, kryesisht në fushën e arsimimit ushtarak. Gjeneral Begaj, u ndal në rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se ky b/punim, i nisur më parë do të vazhdojë të thellohet më shumë dhe në të ardhmen, duke shtuar dhe fushat e tij. “ Është një nder dhe njëkohësisht dhe vecanti për audiencën e KLSM, që përvec njohurive e beneficeve mbi fushën e sigurisë e mbrojtjes nga vendet e rajonit, pjesëmarrësit t’i zgjerojnë këto njohuri edhe në fusha të tjera si ajo ekonomike,financiare, mjeksore, e jo vetëm, por dhe në drejtim të shkëmbimeve të përbashkëta kulturore. Edukimi ndryshon mentalitetin- vijoi gjeneral Begaj, që do të thotë prioritet i një vendi, duke u bërë kështu motoja e punës tonë.

Nga ana e saj, Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Zonja Eleni Sourani, u shpreh tepër entuziaste për frymën dhe rritjen e bashkëpunimit të përbashkët, duke vlerësuar njëkohësisht dhe konfigurimin në progres të kursit, duke e quajtur një “real peace building”.

Në kontekstin e këtij takimi ishte dhe tematika që Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Eleni Sourani, zhvilloi me audiencën e KLSM, “prespektiva greke në zhvillimet e fundit gjeopolitike të Europës Juglindore si dhe fluksi i migracionit drejt Europës”. Lektimi i ambasadores Sourani, u përcoll me mjaft interes nga kursantët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.