e enjte 10.05.2018

Në mjediset e auditoriumit të garnizonit “Skënderbej” u zhvillua Konferenca Shkencore me temë: ”60 vjet Akademi e Forcave të Armatosura”. Në këtë konferencë ishin të pranishëm Zv/Shefe e SHP të FA, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, Komandanti/Rektori i AFA, Kolonel Dr. Eduard Bala, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, drejtorë drejtorish në SHPFA, komandantë të strukturave të Forcave Armatosura, ish komandantë, ish profesorë të akademisë, stafi akademik e kursantë, si dhe të ftuar të tjerë.


Zv/Komandanti/Rektori i AFA Kolonel Prof. Asoc. Edmond Braneshi, në fjalën e hapjes pasi falënderoi të ftuarit për pjesëmarjen e tyre në konferencën shkencore, ndër të tjerash evidentoi faktin që zhvillimi i kësaj konference ka për qëllim të promovojë vlerat e AFA si një institucion që mbulon nevojat e FA me arsim ushtarak për ciklet e studimit dhe kurset institucionale.
Konferenca shkencore u mbajt në dy seanca. Paneli drejtues i seancës së parë përbëhej nga Komandanti/Rektori i AFA Kolonel Dr. Eduard Bala, Zv.Komandanti/zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof. Asoc. Edmond Braneshi, Shef/Dekani i FSM Kolonel Prof. Asoc. Agim Sula dhe Prof. Asoc. Bernard Zotaj.
Sipari i seancës së parë u hap nga Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, në cilësinë e lektorit, i cili referoi kumtesën: “60 vjet Akademi e Forcave të Armatosura, arritjet dhe perspektiva e institucionit arsimor ushtarak shqiptar”, kumtesë e përgatitur në bashkëpunim me Kolonel Prof.Asoc. Zaho Golemi.
Më tej, senaca e parë vazhdoi me kumtesat e tjera si:
1. Kumtesa: “Akademia e Forcave të Armatosura, përgjegjësitë dhe ambiciet si institucion lider në edukimin e profesionistëve të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare” përgatitur nga Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu dhe Dr. Etleva Smaçi, kumtesë e cila u mbajt nga doktorante në proces Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu.
2. Kumtesa: “Kontributi i personaliteteve ushtarake të Akademisë së Forcave të Armatosura ndër vite” përgatitur nga Kolonel Dr. Eduart Bala dhe Prof. Asoc. Bernard Zotaj, kumtesë e cila u mbajt nga Prof. Asoc. Bernard Zotaj.
3. Kumtesa: “Cilësia akademike, kusht dhe nevojë e vazhdueshme e arsimimit ushtarak për të gjitha nivelet e arsimimit” përgatitur nga Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi dhe doktorantët në proces Ergys Llanaj dhe Rovena Aliraj, kumtesë e cila u mbajt nga Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi .
Paneli drejtues i seancës së dytë përbëhej nga Kolonel Prof. Asoc. Zaho Golemi, Dr. Etleva Smaçi, Gjeneral Brigade (R) Msc. Bardhyl Hoxha, Kolonel Msc. Albert Mullai. Gjatë seancës së dytë u mbajtën kumtesat:
4. Kumtesa: “Programi mësimor i historisë ushtarake në 60 vjet të AFA-së dhe impakti i saj në formimin akademik të ushtarakut”, përgatitur nga Nënkolonel Fatmir Ribaj, Dr. Etleva Smaçi dhe major Enkeleda Tyrku, kumtesë e cila u mbajt nga doktorant në proces Nënkolonel Msc. Fatmir Ribaj.
5. Kumtesa: “Reflektimi i koncepteve doktrinare në programet mësimore të akademisë”, përgatitur dhe referuar nga Gjeneral Brigade (R) Msc. Bardhyl Hoxha
6. Kumtesa: “Në kërkim të modelit për një sistem ushtarak modern”, përgatitur dhe referuar nga Kolonel Msc. Albert Mullai.
7. Kumtesa: “Strategjia e Sigurisë Kombëtare nën këndvështrimin e Mbretërisë së Bashkuar”, përgatitur dhe referuar nga Kolonel Msc. Ardian Lulaj.

 

Konferenca shkencore u përmbyll me dhënien e certifikatave lektorëve, për punën një vjeçare dhe angazhimin në konferencë.