e enjte 26.04.2018

Në mjediset e Shkollës së Trupës, Bunavi, Vlorë, u zhvillua ceremonia e betimit dhe certifikimit të rekrutëve të kursit të Stërvitjes Individuale Bazë dhe certifikimi i ushtarëve të Kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar në specialitetet “Këmbësori”, “Logjistikë”, “Polici ushtarake”, “Ndërlidhje” dhe “Detari”.Në ceremoninë e certifikimit ishin të pranishëm Ministri i Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asos. Bajram Begaj, përfaqësues të pushtetit lokal, Drejtori i Policisë Vendore Vlorë si dhe familjarë të ushtarëve. Rekrutëve të kursit të Stërvitjes Individuale Bazë dhe të Kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar zhvilluan një demostrim stërvitor sipas detyrave të tyre të mësuara në këto kurse. Fjalën e rastit për efektivat dhe të ftuarit e

mbajti Komandanti i SHT Bunavi, Kolonel Ardian Lulaj.Në fjalimin e tij Kolonel Lulaj, ndër të tjerash theksoi se: Kjo ceremoni i dedikohet këtyre të rinjve, të rreshtuar në këtë shesh, që për 10 javë stërvitje këtu në Bunavi, demonstruan zellin, sakrificat, dinjitetin, durimin, motivimin, bashkëpunimin e përkushtimin, për të realizuar objektivat e programit të Stërvitjes Individuale Bazë dhe të Stërvitjes individuale të Avancuar. Sot ndjemi më krenar, pasi kemi realizuar me sukses një pjesë të misionit tonë të ri duke i shtuar radhëve të Forcave të Armatosura, këta djem e vajza, tashmë të aftë e të certifikuar për të shërbyer në radhët e Forcave te Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka pasi ju uroi suksese të mëtejshme rekrutëve dhe ushtarëve të sapo certifikuar, falënderoi për profesionalizmin dhe punën e bërë nga oficerët dhe nënoficerët e SHT, për stërvitjen e rekrutëve dhe ushtarëve. Në fjalën e saj, ndër të tjerash theksoi se: “Njohuritë e fituara këtu në Bunavi, rregullin, disiplinën, punën me teste dhe standarde duhet t’i vini në zbatim në repartet e Forcave të Armatosura ku ju do të shërbeni. Të mbash uniformën e nderuar të Forcave të Armatosura dhe t’u përkushtohesh atyre është shërbimi më i madh që së bashku mund t’i bëhet Atdheut tonë të përbashkët”. Për rekrutët, ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, të cilët gjatë kursit janë dalluar për arritje të larta në disiplinë, në stërvitje si dhe në jetën e përditshme në repart u ndanë certifikatat vlerësimi.Në përfundim të aktivitetit, u zhvillua ceremonia e betimit ushtarak me rekrutët e sapocertifikuar. dhe u be një foto e përbashkët me të gjithë pjesëmarrësit në ceremoni.