e hënë 23.04.2018

Bazuar në udhëzimet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së nr.608/1, datë 26.01.2018, “Për edukimin, trajnimin, stërvitjen dhe vlerësimin në Forcat e Armatosura, për vitin 2018”, planin e veprimtarive kryesore të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe planit të qitjeve të KDS-së për vitin 2018, me datë 23 Prill 2018, në poligonin e qitjes të Repartit Ushtarak nr.1060 Babrru, u zhvillua qitja më armët e këmbësorisë nga personeli ushtarak i komandës, shtabit të KDS dhe togës së mbështetjes së shtabit. Qitja u organizua, u drejtua dhe u zhvillua nga Dega e Arsimimit, Stërvitjes dhe Kurrikulave.

 


Për zhvillimin normal të qitjes dhe parandalimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme ishin marrë të gjitha masat e nevojshme organizative nga personeli i caktuar në urdhrin e ditës, duke zbatuar me korrektësi rregullat e sigurimit teknik para qitjes, zhvillimit të qitjes dhe pas përfundimit të saj.