e hënë 16.04.2018

Bazuar në udhëzimet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së nr.608/1, datë 26.01.2018, “Për edukimin, trajnimin, stërvitjen dhe vlerësimin në Forcat e Armatosura, për vitin 2018”, planin e veprimtarive kryesore të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe kalendarit të aktiviteteve sportive për vitin 2018, me datë 16 Prill 2018, në ambjentet sportive të garnizonit “Skënderbej” (palestra, fusha e futbollit) u zhvillua testimi fizik i personelit ushtarak të komandës, shtabit të KDS dhe togës së mbështetjes së shtabit. Testimi u zhvillua nga komisioni i ngritur nga Dega e Arsimimit, Stërvitjes dhe Kurrikulave dhe Seksioni i Përgatitjes Fizike në Akademinë e Forcave të Armatosura në këto disiplina: palosje-shpalosje për kohën 2 minuta; ulje e ngritje për kohën 2 minuta; vrapim në distancën 3200 m.


Qëllimi i testimi fizik ishte rritja e kondicionit fizik të personelit dhe përmbushja e standardeve të kërkuara. Ai do të vazhdojë deri më datë 20 Prill 2018 sipas grafikut të miratuar më personelin e institucioneve të KDS duke përfshirë dhe kursantët e Kursit të Lartë të Oficerit dhe Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm. Pas përfundimit të testimit, do të bëhet pasqyrimi i rezultateve në sistemin e automatizimit të të dhënave të FA-së për stërvitjen.