e premte 30.03.2018

Më datë 30.03.2018 në Akademinë e Nënoficerëve “Thompson” u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit të 38 Bazë dhe të Avancuar të N/oficerit.  Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm, Zv.Ministri i Mbrojtjes Z.Petro Koçi, Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani. Në fjalën e tij përshëndetëse Komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj theksoi:“ Fillimi dhe mbarimi me sukses i këtyre kurseve, evidenton më së miri edhe njëherë kapacitetet që Akademia e Nënoficerëve disponon në drejtim të përgatitjes së kontigjenteve të nënoficerëve, që kanë pranuar të jenë pjesë përbërese dhe kyçe në FA. Trupa e nëoficerëve duhet të jetë produkt i përzgjedhjes së elementëve më të mirë nga personeli ushtar.

Në këtë kuadër ne po kërkojmë në vazhdimësi përmirësimin e gjendjes, rritjen e rolit të nënoficerit, duke i kushtuar vëmendje rekrutimit, arsimimit, kualifikimit të tyre. Gjeneral Begaj shprehu mirënjohjen ndaj komandantëve të forcave, njësive e reparteve të FA për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre për realizimin e të gjitha kurseve të planëzuara.

Komandanti i Akademisë së Nënoficerave kolonel Albert Mullai në fjalën e tij të rastit theksoi se dijet dhe aftësitë e marra nga kursantët e çertifikuar do t’i ndihmojnë ata për të rritur më tej profesionalizmin për kryerjen e detyrave në strukturat e Forcave të Armatosura ku ata shërbejnë.Në këtë aktivitet përshëndeti edhe Zv.Ministri i Mbrojtjes Z.Petro Koçi. Në fund ceremonia u përmbyll me një foto të përbashkët.