e hënë 19.03.2018

Komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc.Bajram BEGAJ zhvilloi sot takim me Këshillin e Profesorëve, të krijuar me Vendim të Senatit Akademik në Akademinë e Forcave të Armatosura, me qëllim rivazhdimin e procedurave të Doktoraturës. Sfida e gjeneral Begaj mbas marrjes së detyrës së re si Komandant i KDS ishte zgjidhja e ngërçit të Doktoraturave të hapura në vitin 2010 -2013 si dhe 2011-2014. Në këtë takim të parë u diskutua mbi problematikën dhe propozimet për zgjidhjen e saj.