e mërkure 07.03.2018

Më datën 07.03.2018, me rastin e festës së mësuesit Ministri i Mbrojtjes zonja Olta Xhaçka u takua me stafin pedagogjik të Qendrës së Gjuhëve të Huaja.Të pranishëm në takim ishin dhe zv/shefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Bajram Begaj, zv.komandanti i AFA-së, kolonel Edmond Braneshi, përfaqësues të zyrës së ODC, stafi pedagogjik i QGJH etj. Drejtori i Qëndrës së Gjuhëve të Huaja Dr. Jaup Zenuni falenderoi Ministren e Mbrojtjes, zv/ shefen e Shtabit të Përgjithshëm, komandantin e KDS, zv/komandantin e AFA-së si dhe përfaqsuesit e zyrës së ODC për prezencën e tyre në këtë ditë kaq të rëndësishme siç është 7- marsi dhe e quajti vlerësim dhe nderim për stafin e pedagogëve të QGJH. Dr. Zenuni

në fjalën e tij theksoi se stafi i QGJH ka qënë dhe do të jetë i përkushtuar në përmbushje të misionit, edukimit të ushtarakëve të aftë për misione ndërkombëtare në kuadër të NATO-s apo BE, operacione të ndryshme paqeruajtëse, stërvitje të përbashkëta ose shtabe të Aleancës.  Ministria e Mbrojtjes Zonja Olta Xhaçka në fjalën e saj u shpreh …” urimi im shkon për gjithësecilin prej jush. Të nderuar e të respektuar edukatorë të dijes, Gëzuar festën e 7 Marsit. Një herë në vit na jepet rasti për të respektuar mësuesit tanë, ku secili nga ne ka qënë dikur nxënës dhe nuk harron asnjeherë mësuesit e tij. Brenda simbolikës që mbart arsimimi në Forcat e Armatosura edhe ju zini një vend të veçantë”. Ministria Xhaçka ju uroj pedagogëve jete të gjatë, mirënjohje për mundin e sakrificën e punës së tyre në vite.

Gjithashtu Ministri i Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka dhe komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bajram Begaj në shenjë mirënjohjeje zhvilluan një vizitë në shtëpinë e pedagoges në pension ish drejtoreshës së QGJH znj. Shqiponja Dautaj.  Znj. Xhaçka dhe gjeneral Begaj shprehën konsideratat më të larta për punën dhe kontributin e saj plot 33 vjecar në funksion të mësimdhënies së gjuhës angleze, përgatitjes së brezave të tërë ushtarakë që kanë qënë dhe janë pjesë e Forcave tona të Armatosura, për eksperiencën në institucionet civile të sigurisë në vend, për përkushtimin dhe vlerat e saj meriton mirënjohje dhe falenderime pa fund.