e diel 04.03.2018

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka planifikuar të zhvillojë gjatë vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, stafi mësimor i Shkollës së Trupës Bunavi,Vlorë si pjesë të programit mësimor organizoi me rekrutët e Stërvitjes Individuale Bazë, vizitë kulturore në Sheshin e Flamurit dhe Muzeun Historik “Pavarësia”.
Vizita e rekrutëve pati karakter kulturor dhe kishte për qëllim njohjen me kulturën, traditat, trashëgiminë kulturore si dhe vlerat historike të qytetit të Vlorës.
Edhe pse në këtë fazë stërvitore kryhet transformimi nga jeta civile në atë ushtarake i djemve dhe vajzave nën uniformë, formimi intelektual dhe kulturor mbetet kriteri bazë mbi të cilët ato do të përfaqësohen përkrah kolegëve dhe aletatëve në detyrat ku do të shërbejnë në të ardhmen.

Përvec përgatitjes fizike, rregullit, disiplinës, taktikës, formimi i gjithanshëm është shërbimi më i madh dhe dhurata më e bukur që mund ti bëjmë vendit tonë.