e enjte 22.02.2018

Në kuadrin e zhvillimit të aktivitetit "Ora e Komandantit",në auditorin e Ministrisë së Mbrojtjes, Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani mbajti një leksion njohës mbi Forcën Tokësore për studentët e Akademisë së Forcave të Armatosura. Të pranishëm ishin shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, stafi pedagogjik dhe gjithë kursantët e kurseve në AFA.
Misioni i FT, infrastruktura, armatimi, personeli, arsimimi, stërvitja, operacionet dhe sfidat që e presin Forcën Tokësore ishin cështjet kryesore të trajtuara në leksion. Gjithashtu, gjeneral Cahani, risolli edhe njëherë në vëmendje rëndësinë dhe angazhimin që ka Komanda e Forcës Tokësore për përgatitjen serioze të efektivëve ushtarakë për përfaqësimin dinjitoz pranë forcave aleate në misionet jashtë vendit, Afganistan, Irak, Kosovë, etj.


Gjatë leksionit nga auditori u ngritën një sërë pyetjesh dhe diskutimesh në lidhje me Forcën Tokësore. Në përfundim të leksionit Komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj në shenjë falenderimi i dorëzoi gjeneral Cahanit certifikatë mirënjohje.