Në ”Ditën e Ndërkombëtare të Sporteve (CISM 2018)”, i cili u zhvillua në datën 12 shkurt në kodrat e Liqenit Artificial, në Tiranë, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes u përfaqësua nga studentët e Kursit të Arsimimit të Përgjithshëm të Oficerëve (KAPO). Gara u zhvillua në dy disiplina, 10 km për vrapuesit djem dhe 6 km për vrapueset vajza. Në kategorinë e vajzave, vendin e parë e zuri kadete Xhuliana Tahillari nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes. Komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj në shenjë mirënjohje për fitueset e garës organizoi një ceremoni të thjeshtë për tu shpërndarë çertifikata mirënjohjeje 5 vajzave, të cilat zunë vendet e para.
Komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj pasi uroi fitueset dhe i përgëzoi për garën, u shpreh ndër të tjera se: “Përgatitja serioze fizike,

pjesëmarrja në garë, është një fillim i mbarë për karrierën ushtarake, me punë dhe vullnet shpresojmë të arrini dhe realizoni objektivat tuaja.. Ne do të jemi gjithmonë mbështetja juaj”.