English Shqip | 

Fakulteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes është njësia kryesore që bashkërendon mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe zhvillimin profesional në fushat mësimore kërkimore të përafërta ose të ndërthurura me mbrojtjen dhe sigurinë. Struktura organizative e tij përbëhet nga: Shefi i FSM, Seksioni i Planizimit dhe Kurrikulave, Departamenti i Operacioneve, Departamenti i Strategjisë dhe Historisë, Departamenti i Lidershipit dhe Shkencave Shoqërore dhe Departamenti i Përgatitjes të Oficerit të Ri. Misioni i Fakulteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes është arsimimi dhe kualifikimi i oficerëve të shtabit dhe drejtuesve të lartë ushtarakë e civilë të Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë, si dhe studimet e avancuara në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Përgjegjësitë kryesore të Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes janë:

  • Organizon punën me personelin e FSM për njohjen dhe zbatimin e akteve ligjore e nënligjore në interes të kurseve institucionale që zhvillohen në AFA.
  • Drejton veprimtarinë për hartimin e plan kalendarit të proçesit mësimor dhe përgatitjen e planeve dhe programeve mësimore për të gjitha kurset institucionale (KAPO, KTHOSH, KKSHP, KLO, KLSM).
  • Fakulteti organizon planëzon, bashkërendon dhe drejton procesin mësimor në përputhje me Politikat e Arsimimit dhe Direktivën e Mbrojtjes, udhëzimeve, urdhrave të organeve eprore, si dhe nxit zhvillimin e veprimtarive kërkimore-shkencore.
  • Ndjek ecurinë e punës së departamenteve dhe zhvillimin me cilësi të mësimdhënies, duke inkurajuar lirinë akademike, brenda synimeve kryesore të arsimimit të çdo kursi.
  • Ushtron kontrolle për cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor, të zbatimit të kontratave të punës, si dhe çdo detyrimi tjetër të marrë përsipër nga departamentet apo personeli i fakultetit.
  • Lidh marrëveshje me njësi të tjera kryesore të vendit dhe të huaja që synojnë bashkëpunim reciprok, shkëmbime pedagogësh dhe studentësh, organizime të përbashkëta në nivel universitar dhe kualifikimi të mëtejshëm, pasi ka marrë miratim paraprak nga Rektori.
  • Planifikon dhe ndihmon në kualifikimin pedagogjik e shkencor të pedagogëve.
  • Bashkërendon punën për ngarkesën mësimore të pedagogëve të FSM.

Dep.Operacioneve

Departamenti i Operacioneve synon të përgatisë oficerë me aftësitë e nevojshme në pikëpamje operacionale, për të vepruar në të gjitha nivelet taktik, operativ dhe strategjik.

Dep.Historise dhe Strategjise

Departamenti i Strategjisë dhe Historisë përgatit dhe zhvillon mësime në fushën  e Strategjisë dhe Sigurisë Kombëtare, duke shfrytëzuar disiplinat akademike të Sigurisë Kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në përgatitjen e akademistëve për përmbushjen  me sukses të detyrave në sferën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Dep.Udhëheqjes dhe Shkencave Shoqërore

Departamenti Udhëheqjes Ushtarake dhe Shkencave Shoqërore përpunon konceptet themelore të drejtimit dhe menaxhimit, kualifikimit dhe trajnimit të drejtuesve ushtarakë e civil për të gjitha nivelet e drejtimit në Forcat e Armatosura. Departamenti synon formimin e njohurive dhe koncepteve të nevojshme mbi faktorët social, kulturor, ekonomik politik dhe juridik që ndikojnë në modernizimin  e FA në një shoqëri demokratike.

Dep.Perg. te Oficerit te Ri

Departamenti i Përgatitjes së Oficerit të Ri është përgjigjegjës i drejtpërdrejtë për përgatitjen e oficerit të ardhshëm të FA, për mbarëvajtjen dhe ecurinë e kurseve për procesin e arsimimit, trainimit, stërvitjes e përg. fizike si dhe sigurimin e mbështetjes për pedagogët e instruktorët për zbatimin e proçedurave përkatëse për realizimin e objektivave të programit mësimor. Departamenti ndjek nga afër zbatimin e programeve, temave aplikative që zhvillojnë kursantët që përgatiten për oficerë.

Dep. i Kurseve

....

 

Shko në krye