Përfundoi Kursi Orientues për Cështjet Gjinore në OMP, zhvilluar me palën boshnjake

24 Tetor 2014. Përfundoi ditën e sotme, Kursi Orientues për Cështjet Gjinore në OMP, zhvilluar me palën boshnjake.

Në këtë kurs morrën pjesë personel nga MM, SHPFA dhe strukturat vartëse të saj si dhe personel nga institucionet dhe organizatat civile si UN, OSBE, Ministritë e linjave të MMSR dhe MPB.

Kursi i nisur disa ditë më parë kishte si synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe sigurimit të një kuptueshmërie konceptuale për sa i përket çështjeve gjinore të lidhura me problematikat e sigurisë dhe kryesisht për misionet paqeruajtëse.

Dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Kolonel Roland Bërzani, pasi falenderoi të gjithë stafin trajnues të Qëndrës Trajnuese për OMP në B-H, theksoi edhe njëherë rëndësinë e realizimit të trajnimeve të tilla, në përgjigje të boshllëkut të aktiviteteve arsimore të fokusuar në ndërtimin e integritetit dhe reduktimin e riskut të korupsionit në fushën e mbrojtjes kryesisht për problemet gjinore, si dhe vazhdimin e trajnimeve të tilla me impakte tepër positive për FA edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, Drejtuesi i Kursit, Nënkolonel Ismet Kadiç, shprehu një falenderim të vecantë për mbështetjen institucionale, për seriozitetin dhe angazhimin e pjesëmarrësve në kurs, duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e suksesit në një mision nëpërmjet përfshirjes së ushtareve femra, policeve dhe stafeve civile femërore në planëzimin dhe drejtimin e operacioneve, në forcimin e lidërshipit, integritetit dhe aftësive menaxhuese në një mjedis pune shumbëkombëshe.

Më pas për pjesëmarrësit u shpërndanë çertifikatat e kursit.

View the embedded image gallery online at:
http://tradoc.mil.al/index.php/en/#sigFreeId4408887694

 

Risitë e kurseve në ANO në Vitin Akademik 2014

Sipas programit të arsimimit të vitit 2014, ANO ka nisur vitin e ri Akademik në muajin Shtator në përputhje me Konceptin e ri tw Arsimit Ushtarak Profesional. Aktualisht po vijon proçesi mësimor i tre kurseve, kursi i 31Bazë, kursi i 52 Fillestar dhe kursi i 32 i Avancuar. Në ndryshim nga zhvillimi i kurseve paraardhëse me fillimin e këtij viti të ri Akademik, kursantët që janë duke ndjekur aktualisht kurset në ANO kanë ardhur si kursantë të cilët kanë plotësuar të gjitha kriteret ligjore dhe administrative për të qënë pjesë e kurseve respektive dhe i janë nënshtruar testimeve dhe përzgjedhjes së tyre në repartet dhe njësitë ku ata shërbejnë. Lidhur me testimet, në ANO u realizuan vetëm testimet njohëse me synimin për të parë nivelin e kursantëve nëpërmjet testimit intelktual dhe atij fizik.

 

Kursi Bazë, i cili përkon me kohëzgjatjen më të madhe, 12 javë, ku merren bazat e formimit të nënoficerit ka filluar më datë 15 Shtator dhe do të përfundojë më 5 Dhjetor. Aktualisht kursantët e këtij kursi po vijojnë mësimin në ambjentet e ANO-së për të marrë njohuri dhe një formim të përgjithshëm mbi përgjegjësitë e komandantit të skuadrës dhe detyrave respektive me të. Në fund të këtij muaji do të zhvillohet stërvitja “Tufina 14-2” në Qëndrën e Simulimit me temë “Operacionet në mbështetje të Paqes dhe veprimet e skuadrës në pikë kontrrolli” nëpërmjet sistemitt VBS-2. Aplikimi i programit VBS-2 në këtë stërvitje i jep mundësinë kursantëve për një përfytyrim sa më real të një situate konkrete në terren, duke i bërë ata më kompetentë e të aftë në zgjidhjen e situatave reale nëpër misione. Risi e kwtij kursi wshtw mënyra e vlerësimit të kursantëve në përgatitjen fizike, e cila është standartizuar sipas rregullores së përgatitjes fizike 2014, duke bërë përshtatjen e saj edhe me praktikën e ndjekur nga Garda Kombëtare e Neë Jersey-it.

Kursi Fillestar, si hallka më e rëndësishme që shërben për kalimin nga Ushtar Profesionist në Nënoficer, ka filluar më datë 6 Tetor dhe do të vijojë për 5 javë deri më 7 Nëntor. Aktualisht kursantët e këtij kursi janë duke zhvilluar stërvitje fushore, pranë Batalionit të Mbështetjes e Shtabit të Përgjithshëm të FA, për të praktikuar ato çka ata kanë marrë gjatë orëve të mësimit në klasë. Risia e këtij kursi ka të bëjë me drejtimin e tij. Në kuadrin e implementimit të strukturës së re organizative për herë të parë Komandanti i këtij kursi është Nënoficer me gradën Kapter, në ndryshim nga struktura paraardhëse, ku komandanti i tij ishte oficer me gradën Kapiten.

Kursi i Avancuar, si kursi i përgatitjes së tetarëve për të marrë detyra të një niveli më të lartë, si ajo e zv/komandantit të togës, ka filluar më datë 22 Shtator dhe do të vijojë për 8 javë deri më 14 Nëntor. Pas marrjes së feedback-ut nëpërmjet mësimeve të nxjerra nga ana e kursantëve dhe instruktorëve të kurseve paraardhëse për të pasur më shumë orë në stërvitjen në Qëndrën e Simulimit, u pa e nevojshme që të zgjatej periudha kohore e zhvillimit të stërvitjes në QS nga 2 ditë në 5 ditë. Në bazë të konceptit të ri të arsimimit dhe nevojës për më shumë orë stërvitje në QS u zgjat edhe kohëzgjatja e kursit nga 6 javë në 8 javë.  Aktualisht kursantët e këtij kursi po zhvillojnë stërvitjen “Buna 14-1” në QS me temë “Veprimet e togës në mbrojtje” nëpërmjet sistemit të JCATS. Një risi tjetër e ketij kursi është edhe futja e temave të reja në Proçesin e Drejtimit të Trupave.

 

Zhvillohet Kursi Orientues për Çështjet Gjinore dhe të Integritetit në Operacionet e OMP.

21 Tetor 2014. Në kuadër tëbashkëpunimit bilateral midis Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në fushën e mbrojtjes e arsimimit ushtarak, ka filluar keto ditë në mjediset e AFA Kursi Orientues për Çështjet Gjinore dhe të Integritetit në Oeracionet e OMP, me palën boshnjake. Në këtë aktivitet marrin pjesë personel nga MM, SHPFA dhe strukturat vartëse të saj si dhe personel nga institucionet dhe organizatat civile si UN, QSBE, Ministritë e linjave të MMSR dhe MPB.

 

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit dhe sigurimi i një kuptueshmërie konceptuale për sa i përket çështjeve gjinore të lidhura me problematikat e sigurisë. Kursi është i orientuar në Operacionet e Mbështetjes së Paqes dhe sesi nevojitet për një mission të suksesshëm të komunikohet me gjininë femërore të shoqërisë të ngarkuar për të mbrojtur, si dhe sa esenciale është përfshirja e ushtareve femra, policeve dhe stafeve civile femërore në planëzimin dhe drejtiminj e operacioneve, në forcimin e lidërshipit, integritetit dhe aftësive menaxhuese, me qëllim rritjen e zgjerimin e profesionalizmit, kompetencave dhe efektivitetit të tyre në një mjedis pune shumëbkomëshe.

Drejtuesi i ekipit boshnjak i përbërë prej 7 vetësh, nënkolonel Ismet Kadiç u prit në një takim kortezie nga Komandanti/Rektori i AFA, Prof.As.Dr.Kolonel Idriz Haxhiaj, në këtë takim mori pjesë dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Kolonel Roland Bërzani. Pasi ju uroi mirëseardhjen, Kolonel Haxhiaj bëri një rezyme të përgjithshme në lidhje me funksionimin e sistemit arsimor ushtarak të vendit tonë, në përputhje me Konceptin e ri të Arsimimit Ushtarak Profesional. “Tashmë Forcat tona të Armatosura - theksoi Kolonel Haxhiaj,- janë të hapura ndaj shoqërisë civile”. Nga ana e tyre, drejtuesi i ekipit boshnjak e njohu Kolonel Haxhiajn me funskionimin e sistemit arsimor ushtarak boshnjak si dhe funksionimin e akademive ushtarake. Të dy palët në përfundim të takimit u shprehën për rritjen dhe vazhdimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve respektive në fushën e arsimimit ushtarak.

Dita e parë e trajnimit me ekipin boshnjak të Qëndrës Trajnuese për OMP në B-H, vijoi me një prezantim në vija të përgjithshme mbi funksionimin e qëndrës, misisonin, detyrat e përgjegjësitë e saj. Në të pastajmen tematikat e trajtuara kishin të bënin me Rezolutën e KB nr. 1325 për barazinë gjinore, korupsionin, natyrën e tij dhe impakti në shoqëri, organizatat ndërkombëtare në ndërtimin e integritetit etj.

Dita e parë e kursit e cila do të vijojë dhe për katër ditë me radhë u përmbyll me realizimin e një fotoje të përbashkët.

View the embedded image gallery online at:
http://tradoc.mil.al/index.php/en/#sigFreeId5a738d2013

SHT Bunavi filloi Stërvitjen Individuale Bazë të rekrutëve kandidatë për ushtar/detar I

20 Tetor 2014.  Në Shkollën e Trupës Bunavi ka filluar këto ditë Stërvitja Individuale Bazë për rekrutët kandidatë për ushtar/detar I, për fazën e dytë të vitit 2014. Janë rreth 195 rekrutë të cilët pasi kaluan testin e pranimit nga QPR, filluan trajnimin individual bazë për ushtarë/detar1, me synimin e transformimittëtë gjithë të rekrutuarve në Forcat e Armatosura, nga qytetarë-civilë në ushtarakë të disiplinuar, të motivuar e të përgatitur moralisht e fizikisht, me aftësitë bazë të luftëtarit për të zbatuar detyrat në operacion si individ dhe në përbërje të një grupi. Nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes si dhe Shkolla e Trupës, janë marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve për jetesë dhe stërvitje dhe fillimin e programit stërvitor të Stërvitjes Individuale Bazë.Komandanti i SHT, Kolonel Petrit Dajlani thekson se “ Organizimi i efektivave rekrut për kryerjen e Stërvitjes Individuale të Avancuar është bërë duke u nisur nga sasia e rekrutëve të ardhur dhe mundësitë organike të kompanisë së Stërvitjes Individuale Bazë, por krahas kësaj kompanie për realizimin e kësaj detyre kemi aktivizuar edhe kompaninë e stërvitjes Individuale të Avancuar”.Aktualisht me rekrutët po vazhdon normalisht realizimi i modulit të parë të programit stërvitor.

Zhvillohet DVDay i Stërvitjes CPX/CAX “Morava -14”.

25 Shtator 2014.  Në  mjediset stërvitore të Qëndrës së Simulimit, u zhvillua paraditen e sotme  DVDay i Stërvitjes CPX/CAX “Morava -14”, stërvitje nën përgjegjësinë e QS dhe në b/punim kryesor me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë, Zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri zoti Henry V. Jardine, Zv/MPB z. Ilirjan Mustafaraj, Drejtori i Përgjithshëm i EC, z. Shemsi Prençi, Zv/SHSHPFA Gjeneralmajor Viktor Bërdo, Zv/Komandanti i KDS Kolonel Rruzhdi Kuçi, përfaqësues të ministrive të ZHETS, MEI, ZHUT, MTI, MMSR, MBZHRMU, MMj, MSH, të Qëndrës Vullnetare të EC, instituti i IGJEUM, KRYQI i Kuq Shqiptar, Prefektura Berat, Elbasan, Gjirokastër, Tiranë, Bashkia Tiranë, ekipi i CUBIC, përfaqësues të SHPFA, QBO, Komandave e Forcave kryesore, KDS, etj.

Në fjalën e tij të hapjes, Drejtori i Përgjithshëm i EC, z. Shemsi Prençi në cilësinë e  Drejtuesit Programues të Stërvitjes, vlerësoi angazhimin e të githa institucioneve gjithpërfshirëse në stërvitje, sikurse dhe Qëndrën Vullnetare të EC, të cilët për herë të parë po japin kontributin dhe realiauar detyra të rëndësishme në një stërvitje ndërinstitucionale simuluese. Gjithashtu, zoti Prençi falenderoi ekipin amerikan të CUBIC, personelin e QS dhe institucionin e KDS për asistencën teknike, operacionale e logjistike të dhënë për realizimin me sukses të stërvitjes.

Kolonel Dritan Demiraj, Shefi i QS, shprehu falenderimet e tij për angazhimin konkret të gjithë ministrive të linjës të përfshirë në EC, duke theksuar se qëllimi i realizimit të këtyre stërvitjeve është rritja e b/punimit ndërministror në rastet e EC.

Më pas, pjesëmarrësit u njohën nga Specialisti i EC në Drejtorinë e Opercioneve në SHP, zoti Arben Molla, me një panoramë të përgjithshme mbi qëllimin, objektivat, zhvillimin e skenarëve të stërvitjes si dhe audiencën pjesëmarrëse në të.

Zoti Dee Esplin, përfaqësues i ekipit të CUBIC,i informoi të ftuarit në këtë DVDay, mbi organizimin e Qendrës së Simulimit në stërvitjen “Morava-14”.

Në këtë aktivitet përshëndeti dhe Zv/SHSHPFA Gjeneralmajor Viktor Bërdo. Ndër të tjerash ai evidnetoi faktin se me këtë stërvitje është bërë ajo që deri dje na ka munguar- sjellja e të gjithë institucioneve, OJQ, organizatave vullnetare në një trajnim të përbashët e gjithpërfshirës për rastet e EC. Kjo stërvitje do u hapë rrugë stërvitjeve e skenarëve realë në terren, duke vepruar të githë si një trup i vetëm - theksoiGjeneral Bërdo. Ai falenderoi dhe njëkohësisht inkurajoi për zhvillimin me sukses jo vetëm të kësaj stërvitjeje por edhe atyre që do vinë më pas.

Zv/MPB zoti Ilirjan Mustafaraj, i cili përshëndeti zhvillimin me sukses të kësaj stërvitjeje, në fjalën e tij u ndal në vlerësimin e ekspertizës së ekipit amerikan CUBIC, duke sjellë edhe përvojën e SHBA për zhvillimin e këtyre stërvitjeve. Ndër të tjerash ai u shpreh se; “ detyra jonë është të stërvitemi, që planet tona ti vëmë në provë. Të gjithë strukturat e shtetit që përballen me EC, të kompaktësohen nëpërmjet këtyre trajnimeve të përbashëta, në mënyrë që ngjarjet reale të EC të përballohen me sukses. Gjithashtu, duhet të thellohen masat në çdo institucion jo vetëm për raste të vecanta, siç ishte rasti I kësaj stërvitjeje, por për të gjitha llojet e emergjencave civile.”

Pas prezantimeve rreth kësaj stërvitjeje, pjesëmarrësit vizituan Qëndrën e Simulimit, për të parë nga afër infrastrukturën stërvitore që institucioni i KDS ofron nëpërmjet kësaj qëndre.

 

Stërvitja “Morava14” e filluar disa ditë më parë dhe që konkludoi me Ditën e Vizitorëve të Shquar, është një stërvitje ndërministrore, në nivel kombëtar e gjithpërfshirës në përgjigje të katastrofave e fatkeqësivve(tërmetet) dhe e asistuar me komjuter(CAX). Si Audiencë Parësore Stërvitorenë këtë stërvitje ishteQendraKombëtare e EmergjencaveCivile,  ndërsa Audienca Dytësore Stërvitorepërfshinte koordinatorët e ministrive të linjave; institucionet përkatëse vendore, kombëtare dhe qeveritare, Organizata Jo-qeveritaresi dhe Qendra e Simulimit.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte aftësimi i strukturave të emergjencave civile në DPEC, në ministritë e linjës, prefekturat e vendit, OJQ dhe zhvillimi i kapaciteteve reaguese të shtetit shqiptar për menaxhimin e operacioneve në përgjigje të katastrofave e fatkeqësivve(tërmetet), duke ndjekur dhe zbatuar me rigorozitet ligjin e EC, PKEC, si dhe procedurat standarde të miratuara, gjatë procesit të planëzimit, ekzekutimit dhe analizës së stërvitjes. Objektivat e ssa kishin të bënin me Testimin e sistemit të komunikimit nga QKOEC mestrukturat e përgjegjësisë për emergjencat civile;  Përdorimin e burimeve nga QKOEC ( të kapaciteteve të ministrive të linjës, OJQ), në prefekturën Korçë; Vlerësimin e situatës nërajonin ku ka ndodhur fatkeqësia; Testimin e kapaciteteve për dhënien e ndihmës sëpare; Vendosjen eekipeve SAR dhe organizatave jo qeveritarenë zonën e operacionit; Zbatimin e procedurave standarte nga QKOEC dhe strukturat përgjegjëse gjatë zhvillimit të operacionit; Testimin e planeve tëemergjencave civile (gjithëpërfshirëse); Aplikimin e mësimeve tënxjerra nga operacionet  e  mëparshmepër emergjencat civile.

Aplikimi i procedurave në QS për projektimin, ekzekutimin dhe vlerësimin e kësaj stërvitjeje, do të rrisin vlerat trajnuese/zhvilluese të këtyre lloj stërvitjeve jo vetëm për drejtuesit, pjesëtarët e stafit të Qendrës së Simulimit, por dhe për audiencën stërvitore primare (QendraKombëtare e EmergjencaveCivile) si dhe ato ndihmuese (Koordinatorët e ministrive, institucionet përkatëse vendore, kombëtare dhe qeveritare, OJQ,etj.).

View the embedded image gallery online at:
http://tradoc.mil.al/index.php/en/#sigFreeId35e27011f2