KDS

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes  Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha pret Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së  Maqedonisë.

13 Maj 2013. Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Zoti Talat XHAFERRI kryen një vizitë zyrtare në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Ai u prit nga Komandanti i KDS-së Gjeneralbrigade Bardhyl HOXHA i cili i uroj mirëseardhjen ministrit dhe shprehu entuziazmin e tij për këtë vizitë e cila vinte nga një sërë vizitash të tjera  me zyrtarët më të lartë të Republikës së Shqipërisë. Vizita e tij në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua me një interes të veçantë duke e vlerësuar këtë institucion si qendra e përgatitjes dhe formimin e ushtarakut të FA të RSH-së. Në këtë takim ishte e pranishme edhe Zv/ Ministra e Mbrojtjes Zonja Arta Musaraj e cila tha se vizita e Ministrit të Republikës së Maqedonisë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është me rëndësi për vetë faktin se vizitohet një institucion arsimor kaq i rëndësishëm  e vendimtar për formimin e përgatitjen e ushtarakut të Forcave të Armatosura, bazë e fuqishme për të ardhmen e Forcave të Armatosura  dhe vendit në tërësi.

me teper

 

Vizite e Komandantit te KDS-se ne KOSOVE

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në datat 04-05 prill 2013, u zhvillua aktiviteti Nr. 4 i Planit të Bashkëpunimit Dypalësh, “Vizitë e Komandantit të KDS në kuadër të identifikimit të projekteve te përbashkëta sipas konceptit “Smart Defence”.

Në këto bisedime, ekipi i MM dhe SHP të FARSH përbëhej nga Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha-Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Kolonel Agim Sula–Komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura, Kolonel Ahmet Leka-Shef i Qendrës së Doktrinës dhe Kolonel Arben Toska-Komandant i Akademisë së Nënoficerëve, kreu një vizitë në Republikën e Kosovës.

 

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me strukturat dhe angazhimet e Forcave të Sigurisë së Kosovës, identifikimi i nevojave dhe kërkesave të tyre, evidentimi i fushave të bashkëpunimit dhe kontributeve të ndërsjella të Forcave tona të Armatosura në kuadrin e zhvillimit të Konferencës “Smart Defence”, e cila do të mbahet në Prishtinë 30 deri 31 maj 2013.

Lexoje te plote

   

KDS,SHT

Komandanti i KDS përshëndet  Certifikimin e Kursit SIA Polici Ushtarake.

Në datë 02.04.2013 në ambjentet e Policisë ushtarake u organizua ceremonia e diplomimit të  Ushtarëve Profesionistë  të PU me rastin e përfundimit të Kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar. Në këtë ceremini mori pjesë Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha, Komandanti i Policisë Ushtarake Kolonel Ylli Zylaj, Komandanti i kurseve N/Kolonel Xhelal Ilnica, stafi mësimdhënës i Departamentit të Mbështetjes me Shërbime i Shkollës së Trupës dhe efektivat të Policisë Ushtarake.

Fjalën e hapjes për këtë ceremoni e mbajti Komandanti i kurseve  të Departamentit të Mbështetjes me Shërbime i Shkollës së Trupës N/Kolonel Xhelal Ilnica, më pas aktiviteti vijoi me fjalën e përshëndetjes të  Komandantit të Policisë Ushtarake Kolonel Ylli Zylaj të cilët vlerësuan dhe falenderuan stafin mësimdhënës dhe kursanëtt për realizimin me sukses të këtij kursi. Më pas ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha i cili në mes të tjerave tha:

Është kënaqësi për mua të përshëndes në këtë ceremoni të thjeshtë, por shumë kuptimplote kursantët që përfunduan SIA, specialiteti Polici Ushtarake. Me këtë rast ju shpreh ushtarëve profesionist urimet më të mira dhe suksese në detyrat e tyre funksionale në përmbushje të misionit të Policisë Ushtarake. Gjithashtu kjo ceremoni më jep kënaqësi të veçantë për një fakt tjetër, pasi e zhvillojmë në mjediset e policisë ushtarake, ku me mbështetjen e plotë të komandantit të PU, kryen aktivitetin jetësor arsimor Seksioni i PU të SHT.

Lexoje te plote

   

ANO

 

STËRVITJET 2 JAVORE FUSHORE U KURORËZUAN ME SUKSES ME STËRVITJET 24 ORËSHE TË KURSEVE NË ANO

Programet mësimore të kurseve në ANO përbëhen nga dy aspekte të edukimit dhe trajnimit të nënoficerëve, atë të formimit teorik dhe atë të zhvillimit praktik të materialeve teorike të marra nga kursantët. Në zbatim të këtyre programeve 3 kurset aktuale të ANO-së kanë përfunduar me sukses stërvitjet 2 javore fushore dhe në përfundim të tyre kanë zhvilluar stërvitjet komplekse 24 orëshe të zhvilluara në rajonin e Batalionit të Shabit të Përgjithshëm.

Kështu në datën 28-29.Mars.2012 përfundoi stërvitjen kursi i 48-të Fillestar me 46 kursantë, kursi i 29-të Bazë me 44 kursantë dhe kursi i 29-të i Avancuar me 30 kursantë.

Stërvitjet 24 orëshe të zhvilluara me Kurset e Nënoficerit u ndoqën në vijimësi edhe nga Komandanti i Kurseve N/Kolonel Shkëlqim ALSELA si dhe oficerë të tjerë të degës së Arsimimit dhe Kurseve.

 

Komandantët e kurseve, respektivisht Kapiten Saimir Kordha për kursin Fillestar, Major Bardhyl Basha për kursin Bazë dhe Major Mentor Palluçi për kursin e Avancuar, kishin marrë masa të plota organizative për zhvillimin me sukses të stërvitjeve. Por këtu s’mund të lihen pa përmëndur edhe instruktorët e të 3 kurseve, të cilët me angazhimin dhe punën e tyre i bënë këto stërvitje të përfundonin me sukses,pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.

Gjatë zhvillimit të stërvitjeve kursantët shfaqën aftësitë e tyre në rol të komandantit të grupit në kursin Fillestar, të komandantit të skuadrës në kursin Bazë dhe në rol të komandantit të togës në kursin e Avancuar, të përvetësuara këto gjatë programit teorik në lëndën e përgatitjes taktike në ANO. Ata manifestuan disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave të përcaktuara në programin e stërvitjes, duke arritur të gjitha nivelet dhe standardet e kërkuara nga FARSH.

Ajo që të binte ne sy tek këto stërvitje ishte shpirti i lartë i bashkëpunimit mes kursantëve, gjë që shfaqej më së miri nga aktivizimi i tyre i vazhdueshëm për përfundimin me sukses të detyrave të caktuara, të lidhura këto me një ndjenjë të lartë përgjegjësie. Pavarësisht kushteve të vështira të pamjes së kufizuar natën apo vështirësive të hasura gjatë stërvitjeve, ku nuk mund të lihen pa përmëndur vështirësitë e hasura nga temperaturat e ulëta këto 2 javë dhe moti jo i qëndrueshëm, nuk mungoi dëshira dhe përkushtimi i tyre për të përmbushur detyrat e ngarkuara. Secili kursant i njihte shumë mirë detyrat e tij dhe punonte fort për ti realizuar ato, gjithmonë në bashkëpunim me shokët e grupit, skuadrës apo togës, gjë që solli një atmosferë shumë pozitive në rajonin e stërvitjes dhe gjatë gjithë 24 orëshit të stërvitjeve. Kjo atmosferë përcillej që nga instruktorët e vazhdonte në mes të kursantëve. Instruktorët ishin gjithmonë pranë kursantëve të tyre për gjithçka ata kishin nevojë, duke iu dhënë ide, duke i ndihmuar në rast nevoje dhe duke rritur te ta ndjenjën e besimit në vetvete se ishin të aftë për ti realizuar me sukses këto stërvitje.

Gjithashtu vlen të përmendet edhe fakti se në stërvitje morën pjesë dhe kursante femra. Pavarësisht se trajtimi i kursantëve ishte i barabartë dhe pa dallime gjinore, kursantet femra u shprehën se u ndjenë mjaft mirë gjatë stërvitjes, kjo falë ndihmës së kolegëve të tyre për tu ndjerë sa më të qeta dhe të motivuara gjatë realizimit të stërvitjes. Gjë që u vu re mjaft mirë në komunikimin që ekzistonte dhe në realizimin e detyrave të secilës kursante pa hezitim

Kjo atmosferë i ndihmoi kursantët së bashku me instruktorët dhe komandantët që ta përfundonin stërvitjen me sukses të plotë dhe pa ngarkesa negative psikologjike.

 

 

 

 

 

N/Togere Morena Halilaj

 

   

Veleciku 2013

 

Është zhvilluar stërvitja planëzuese “Veleçiku-2013” me kursantët e KLO

Nga data 18-27.03.2013, në ambientet e Akademisë së Forcave të Armatosura, me kursantët e Kursit të Lartë të Oficerit (KLO), u zhvillua stërvitja e planëzimit “Veleçiku 2013”.

Në këtë stërvitje, akademistët e KLO-së, ishin të organizuar si Shtab i Forcës Bashkuar/i përbashkët  në operacion mbrojtës.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte aftësimi i akademistëve në analizimin e situatës politiko-ushtarake në një periudhe krize dhe konflikti, si dhe njohja dhe përvetësimi nga ana e tyre, e koncepteve bazë të drejtimit të FA në nivelin  operativo-strategjik.

Disa nga objektivat që kjo stërvitje arriti të realizonte ishin:

Lexoje te plote

   

Page 1 of 14

Login Form

Në Linjë...

We have 1518 guests online

Forum

Anketa

Mendimi juaj për faqen e re të KDS-së?